Ka thënë i Lartësuari: [Kuran a=”7-El-A’raf:204″]
Nga Ibn Mesudi – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Kush lexon një shkronjë nga libri i Allahut me të atij i takon një e mirë, e një e mirë është (e shpërblyr nga Allahu) sakurse dhjetëfishi i saj. Nuk them se {Elifi, Lami, Mimi} së bashku (këto shkronja) janë një gërmë e vetme, porse Elifi është një shkronjë, Lami është një shkronjë dhe Mimi është një shkronjë”. (I saktë, transmetuar nga Termidhi në “Fadailul Kuran” (2914)
Nga Abdullah bin Amër ibnul Asi – Allahu qoftë i kënaqur me të dy – vjen se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Personit të familjarizuar me Kuranin në Ditën e Gjykimit i thuhet: Lexo dhe ngjitu sikurse ç’këndoje bukur e me vëmendje në dynja. Grada që do arrish gjendet tek më i fundit citat kuranor që do lexosh”. (I saktë, transmetuar nga Ebu Daudi në “Es Salatu” (1464) dhe Termidhi në “Fadailul Kuran” (2914)
Dhe ne na takon që ta lexojmë Kuranin me vëmendje, bukur si dhe t’a ndiejmë, meditues në kuptueshmëritë e tij dhe mendues në mësimet që jep, si dhe të udhëhiqemi nën dispozitat e tij, i Lartësuari në revelatën e urtësisë ka thënë:[Kuran a=”73-El-Muzzemmil:4″] Këtu urdhërimi vjen obligativ dhe obligativ vjen edhe paskajorja (fjala me vëmendje). Abdullah bin Mesudi – Allahu qoftë i kënaqur me të – thoshte: “Kur të dëgjosh (në Kuran) o ju që besuat vërja veshin mirë, pasi është ose urdhër me të cilin urdhërohesh ose ndalesë nga e cila ndalohesh. ( “Umdetu et Tefesir” (619/1), Ahmed Shekiri e ka verifkuar për të saktë)
Lidhur me mirësinë e leximit të Kuranit dhe dy kaptinave (sureve) të tij, Bekaresë dhe Ali Imranit, vjen transmetimi i Ebu Umemes – Allahu qoftë i kënaqur me të – që ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – të thotë: “Lexojeni Kuranin pasi që ai Ditën e Gjykimit vjen ndërmjetësues për të familjarizuarit me të, lexojini dy lulet, Bekarenë dhe Ali Imranin, pasi që ato do të vinë Ditën e Gjykimit si dy re, ose si dy shtëllunga ajri, ose si dy grupe zogjsh krahë shpalosur që vërtiten rreth shokëve të tyre. Lexojeni kaptinën Bekare, posedimi isaj është bereqet, lënia e saj pikëllim dhe asaj s’kanë ç’i bëjnë të kotët (magjistarët)”. Transmetuar nga Muslimi në “Salatul Musafirin” (804)
Lidhur me mirësinë e leximit të kaptinës Kehf ditën e premte (xhuma) nga Ebu Seaid el Khudriu – Allahu qoftë i kënaqur me të – është transmetuar se Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – ka thënë: “Kush e lexon kaptinën Kehf ditën e premte ajo e ndriçon atë me ndriçim drite përgjatë peruidhës mes dy të premteve,”Transmetuar nga hakimi dhe Bejhakiu (5792), Albaniu e ka konfirmuar për të saktë
Lidhur me mirësinë e leximit të kaptinës “Ikhlas” nga Ubej bin Keabi – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të –: “Kush lexon ‘kul hue Allahu Ehad (kaptina Ikhlas)’ ka lexuar një të tretën e Kuranit”. (I saktë, transmetuar nga Nesaiu në “Amelul Jeumi uel Lejle” (686)
Njerëzit në drejtëleximin e Kuranit janë dy aspektësh:
Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Ai që e lexon Kuranin duke qenë i aftë në të (leximin e tij) është me (engjëjt) shëtitës të nderuar e mirëbërës, ndërsa ai që e lexon atë me gabime duke qenë ai (leximi i Kuranit) i vështirë për të merr dy shpërblime, shpërblimin e leximit dhe shpërblimin e vështirësisë”. (Mutefekun aljehi: Transmetuar nga Bukhariu në “Tefsirul Kuran” (4937) dhe Muslimi në “Salatul Musafirin” (798)
Në mënyrë të përmbledhur ata (lexuesit e Kuranit) në aspektin e të shpërblyerit ose fajit i takojnë tre aspekteve:
1- I afti në Kuran që e lexon atë duke ja dhënë drejtë-leximin që i takon, i përpiktë në dispozitat e leximit dhe bukur-leximit, ky është i shpërblyer.
2- Ai që e lexon por e ka të vështirë ashtu që e ka mësuar drejtë-leximin porse nuk mundet të lexojë saktësisht siç duhet se nuk e ka arabishten gjuhën e vet ose nuk mundet t’i shqiptojë drejt disa shkronja, i tilli është i shpërblyer.
3- Ai që tregon kryelartësi kundrejt të mësuarit të drejtë-leximit të tij në arabishten letrare dhe devijon në të lexuarin joorigjinal, i tilli është fajtor.