Vepra prej të cilave ka dobi shpirti i të vdekurit

Dijetarët janë të një mendimi se personi i vdekur përfiton prej veprave të mira për të cilat ai mund të ketë qene shkak në jetën e tij. Ebu Hurejra transmeton se Profeti alejhi selam ka thënë: ” Kur njeriu vdes, të gjitha veprat e tij ndërpriten , përvec tri gjërash, sadakaja e vazhdueshme , dituria e dobishme që u vlen të tjerëve dhe një fëmijë i mbarë që lutet për të. (Muslimi)

Gjithashtu Ebu Hurejra transmeton se Profeti alejhi selam ka thënë: ” Ndër punët e mira që vazhdojnë t´i bëjnë dobi besimtarit dhe pas vdekjes së tij përfshihen: dituria që ai u ka mësuar të tjerëve dhe e ka përhapur atë; një djalë i mbarë të cilin ai e lë pas; një kopje Kurani që ai ia ka lënë trashëgimi pasardhësve të tij; një xhami që ai e ka ndërtuar; një shtëpi clodhjeje që është ndërtuar për besimtarët; një kanal uji që ka hapur për përfitim të të tjerëve; një sadaka që ai e ka dhënë nga pasuria e tij gjatë jetës kur ka qënë i shendetshëm. Ai do të vazhdojë të marrë shpërblim për të gjitha këto edhe pas vdekjes së tij”. (Sahih Ibn Maxhe 242)
Më poshtë po japim disa vepra të mira të kryera prej të tjerëve, të cilat vazhdojnë të jenë të dobishme për të ndjerin:

* Kërkimi i faljes nga Allahu
Dijetarët mendojnë se kjo është një vepër e mirë sepse Allahu thotë ne Kuran: ” O Allah ! Na fal neve dhe vëllezërit tanë, të cilët na paraprinë në fe! Mos vendos në zemrat tona armiqësi për ata që besuan ! Zoti ynë , me të vertetë Ti je Mëshiruesi, Mëshirëbërësi “. (EL-Hashër, 10)
Profeti alejhi selam thotë: “Kur të kryeni faljen e xhenazes së të ndjerit , lutuni sinqerisht për atë person” (Sahih Ebu Daud 3199)
Profeti alejhi selam na ka mësuar lutjen: ” O Allah! Fali të gjallët dhe të vdekurit tanë”. Brezat e muslimanëve , prej të parëve dhe të tanishmëve i janë lutur Allahut për mëshirë dhe falje për të vdekurit e tyre. Një praktikë e tillë ka vazhduar pa asnjë mosmarrëveshje ose mospajtim mes dijetarëve.

* Bamirësia
Neveviu ka transmetuar se dijetarët muslimanë janë të mendimit se përfitimet e bamirësisësë të ndjerit dhe shpërblimi i saj e arrin të ndjerin, nëse është dhënë nga djali i saj ose nga dikush tjetër. Kjo bazohet në transmetimin e Ahmedit, Muslimit dhe Ebu Hurejrës, se një burrë i ka thënë Profetit alejhi selam : ” Babai im ka vdekur dhe ka lënë pas pasuri , por asnjë amanet. A i falen atij mëkatet nëse ne japim lëmoshë për të? Ai i ka thënë:” Po”
Transmetohet gjithashtu nga El Hasani prej Sad ibn Ubades se nëna e tij vdiq dhe ai ka thënë: ” O i dërguari i Allahut! Nëna ime ka vdekur. A duhet të jap lëmoshë në emër të saj? Ai ka thënë: “Po “. Pastaj ai ka thënë: “Cila është bamirësia më e mirë? Profeti alejhi selam i është përgjigjur: “Dhënia ujë njerëzve”. El Hasani ka thënë: ” Ky është vendi që do të shpërndahet ujë prej familjes së Sadit në Medine”. (Sahih En Nesai 3666)
Dhënia e lëmoshës në varreza nuk është e lejueshme dhe gjithashtu nuk është e pëlqyeshme gjatë varrimit.

* Agjërimi
Kjo bazohet në transmetimin e Buhariut dhe Muslimit prej Ibn Abazit , i cili ka thënë se një burrë ka shkuar tëk Profeti alejhi selam dhe i ka thënë: “Nëna ime ka vdekur pa e plotësuar një muaj të humbur agjërimi. A mund të agjëroj në emër të saj? Profeti alejhi selam i ka thënë: ” A do e paguaje borxhin nëse ajo do ia kishte marrë hua dikujt? Ai i tha : ” Po”. Pastaj Profeti alejhi selam i ka thënë: ” Allahu e meriton më tepër shlyerjen e borxhit ndaj Tij”.

* Kryerja e Haxhit
Kjo bazohet në hadithin e Buhariut prej Ibn Abasit se një grua e fisit të Xhuhejnëve ka shkuar te Profeti alejhi selam dhe i ka thënë: “Nëna ime shte betuar se do ta kryente haxhin , por ajo vdiq para se ta plotësontebetimin e saj . A duhet ta kryej une ne emer te saj?
Profeti alejhi selam i tha: ” Kryeje haxhin në emër të saj . A nuk do ta paguaje borxhin e nënës tënde , nëse ajo do tja kishte huajtur dikujt? Plotesoje atë! Allahu e meriton me teper shlyejen e borxhit ndaj Tij”.

* Namazi
Kjo bazohet ne transmetimin e Darkutniut, i cili ka thënë se një burrë e ka pyetur Profetin alejhi selam : ” O i Dërguari i Allahut! Unë kam pasur prinder të cilëve u kam shërbyer në kohën që ata ishin gjallë. Si mund të jem ende i mirë për ta pas vdekjes së tyre? Profeti alejhi selam i ka thënë: Në të verëetë , mes veprave të mira që mund të besh pas vdekjes se tyre është lutja për ta kur ti falesh për vete dhe agjerimi për ta kur ti agjeron per veten tende”.

* Leximi i Kuranit
Kjo eshte e dobishme për të ndjerin sipas mendimit të shumicës së dijetarëve që ndjekin më së miri traditën profetike.

Neveviu ka thënë: ” Pozicioni i mirënjohur i shkollës shafite është se i ndjeri nuk përfiton nga kjo”.
Ahmed Hanbeli dhe një grup prej dijetarëve të shkollës shafite mendojnë se i ndjeri përfiton nga kjo. Ibn Kudame në librin e tij ” El Mugni” deklaron se Ahmed ibn Hanbeli ka thënë: ” I ndjeri do të marrë shpërblim për cdo ë mirë të kryer në emër të tij. Kjo është vertetuar me fakte identike që kanë lidhje me këtë temë. Fakti se muslimanët në cdo vend mblidhen për të lexuar kuran në dobi të të ndjerit dhe se ata kanë vepruar kështu pa asnjë mosmarrëveshje apo kundërshtim, tregon se eksziston një marrëveshje mbi këtë temë”.
Ata që mendojnë se leximi i të tjerëve ka dobi për të ndjerin e kushtëzojnë atë me faktin se lexuesi nuk duhet të pranojë asnjë pagim për recitimin e tij.

Abdurrahman ibn Shibli transmeton se Profeti alejhi selam ka thënë: ” Lexoni Kuran dhe bëni vepra të mira. Mos e neglizhoni atë (Kuranin) e as mos e teproni me të. Mos e bëni atë një mjet jetesë e as një burim të pasurise suaj”.

Ibn El Kajimi ka thënë: ” Adhurimi ndahet në dy lloje , financiar dhe fizik. Profeti alejhi selam na ka informuar se lëmosha dhe të gjitha bamirësite e tjera financiare janë të dobishme për të ndjerin. Po ashtu, duke qënë se dhe agjërimi në emer te tij i sjell dobi , të gjitha veprimet e tjera fizike të adhurimit do të jenë të dobishme për të ndjerin.Gjithashtu, Profeti alejhi selam na ka informuar se shperblimi i kryerjes së haxhit , i cili përfshin si sakrificat fizike dhe ato ekonomike, në të vertëtë është i dobishem për te ndjerin.