Përse ta mësojmë Kuranin përmendsh?

Synimi i parë i nxënies përmendsh të Kuranit është të falurit e namazit me të, natën e ditën. Ndërkaq, qëllimi i të falurit të namazit me të është mësimi i asaj që përmban Kurani, dijen mbi Allahun e Lartësuar dhe Ditën e Fundit, dije që e realizon lumturinë, jetën e pastër për njeriun, dije që e përforcon në situata krizash, ia jep fuqinë umetit në ballafaqimin me armiqtë e tyre. Ky pra është qëllimi më i rëndësishëm i mësimit të Kuranit përmendsh në të cilin duhet të përqendrohen ata që merren me edukimin e të tjerëve.

Mësimi përmendsh i shprehjeve është mjet, nuk është qëllim. Është mjet drejt kuptimit të domethënieve dhe përfitimit të tyre në jetë. E, sa i përket kufizimit në mësimin e shprehjeve, thjesht konsiderohet mangësi karshi Kuranit, devijim nga rruga e drejtë për t’u kujdesur dhe për të përfituar prej tij në këtë botë dhe në botën tjetër.