Kush nga njerëzit ka më shumë të drejtë për të gëzuar respektin tim?

Ebu Hurejra tregon se një burrë erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin për të), dhe i tha: “O Resulullah (o Dërguari i Allahut)ﷺ , kush nga njerëzit ka më shumë të drejtë për të gëzuar respektin tim të mirë?” I Dërguari i Allahut, Muhamedi ﷺ iu përgjigj: “Nëna jote.” Atëherë tjetri e pyeti përsëri: “Kush tjetër pas asaj?” Profeti ﷺ përsëri iu përgjigj: “Nëna jote.” Po pas saj?- e pyeti përsëri i ardhuri. “Nëna jote.” – i tha profeti ﷺ. “Po pas asaj?-”Babai yt”-iu përgjigj Muhamedi ﷺ, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin për të. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).
Nga ky hadith arrijmë në këto konkluzione:
1. Domosdoshmëria e bindjes dhe e mirëtrajtimit të prindërve, duke mos vepruar kundër dëshirës së tyre.
2. Veprimi kundër dëshirës së tyre, keqtrajtimi i tyre me fjalë apo me vepra të çojnë në zjarr.
3. Bindja ndaj prindërve të çon në xhennet.
4. Te mirëtrajtimi i prindërve hyn edhe lutja për ta, kur janë gjallë dhe mbas vdekjes.
5. Kur hyhet në vendin ku rrinë prindërit, djali duhet të fillojë me përshëndetjen e tyre me selam.
6. Miqtë e prindërve duhen respektuar dhe duhen vlerësuar qoftë dhe pas vdekjes së tyre.
7. Madhështia e së drejtës së nënës, të cilën profeti e përsëriti tri herë.