Nga Ebu Hurejra – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Ai që rend në ndihmë të vejushave dhe të vobektëve është sikurse luftëtari në rrugë të Allahut, dhe e vlerësoj atë tha: edhe si falësi natën i palodhur dhe agjëruesi që nuk çel”.Transmetuar nga gjashtëshja veç Ebu Daudit.