Çfarë ka lënë Profeti ﷺ pas vetes

Materialet e Shpalljes së lënë nga Profeti ﷺ me rastin e vdekjes së tij, ua kanë lehtësuar Shokëve të tij barrën e të mësuarit të tyre përmendësh.
Dhe në fakt:
-Të gjitha pjesët e Shpalljes ishin krejt të disponueshme në formë dorëshkrimesh dhe të mësuara të gjitha përmendësh nga ana e Shokëve të Tij.
-Të gjitha pjesët ishin të disponueshme në materiale të ndryshëm duke e lehtësuar rregullimin e tyre sipas një rendi të duhur.
-Rendi i vargjeve në suret e tyre ka qenë i fiksuar qysh më parë, si në formën e shkruar ashtu dhe në kujtesën e Shokëve të Tij.
Harith El Mihasibiu në veprën e tij Kitâbu Fehm-isSunan, e përmbledh grumbullimin e materialeve kuranore në këto terma. “Shkrimi i Kuranit nuk ka qenë një gjë e re,sepse vetë Profeti ﷺ urdhëronte një gjë të tillë, por ky ishte në gjendje fragmentesh të shpërndarë mbi copa lëkurash, shpatulla kafshësh ose mbi degë hurmësh. Këto materiale janë gjetur në shtëpinë e Profetit ﷺ, pikërisht atje ku kishte qenë përhapur vetë Kurani. Ebu Bekër Siddiku e mblodhi tërë këtë material dhe e lidhi të tërin me spango me qëllim që të mos humbiste asgjë.”