Argument i obligueshmërisë së tij tek kush ka këtë mendim prej dijetarëve është se Abdullah bin Mesudi po dëgjonte një person i cili lexoi: “Allahu obligoi që lëmosha (zeqati etj.) t’ju takojnë vetëm: të varfërve (nevojtarëve), të ngratëve (që s’kanë fare)…” (Kaptina “Teube” thënia 60, dhe personi që po lexonte e lexoi pa e zgjatur të lexuarin aty ku duhej. Ibn Mesudi i tha: Nuk ma ka lexuar atë kështu i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -. (Personi) i tha: O Ebu Abdurahman po si ta lexoj. Tha: “të varfërve (nevojtarëve), të ngratëve (që s’kanë fare)” duke e zgjatur leximin (te vendet përkatëse tek këto fjalë)”. (Transmetuar nga Seaid bin Mensur në “Sunenu Seaid bin Mensur”)