Fjala peshon. Profeti (a.s.) ka thënë: ”Dyfjalë janë të lehta për gjuhën, të rënda në peshore dhe të dashura tek i Gjithëmëshirshmi: ”Subhanallahi ue bihamdihi Subhanallahil adhim!”. Fjala ka edhe masë. Allahu i Madhërishëm thotë: [Kuran a=”18-El-Kehf:5″]
Fjala ka aromë. Profeti (a.s.) i ka thënë Aishes në një moment: ”Kë thënë një fjalë që sikur të përzihej me ujin e detit ai do të mbante erë”. Me fjalë vërtetohet besimi ose mosbesimi i një njeriu, martohet ose ndahet një njeri, jeton ose vdes një njeri. Fjala është amanet para Allahut, pastaj edhe para
njerëzve. Islami na ka paralajmëruar të mos flasim pa dituri dhe të flasim jo të vërtetën, apo të flasim pa të drejtë.
Këto janë disa thënie:
Gjuha e të mençurit ndjek zemrën dhe zemra e budallait ndjek gjuhën. Gjuha jote është kështjella jote, nëse ti e ruan, edhe ajo të ruan, nëse e poshtëron,
edhe ajo të poshtëron.
Fjala e një njeriu tregon për personalitetin e tij dhe në sasinë e heshtjes qëndron dinjiteti.
Tek njeriu arab fjala ishte një mënyrë sjelljeje. Në të ai shikonte përkthyesin që shprehte gjithë personalitetin e tij dhe gjuhën e gjendjes së tij.
Shprehja precize dhe përcaktimi me saktësi i qëllimit, përzgjedhja e fjalëve që shprehin këto kuptime është një lloj amaneti i fjalës.
Kjo, sepse Hala është përkthyese e ndjenjave dhe zbuluese e asaj që është në shpirt. Fjala në gjuhën arabe dallohet nga të gjitha gjuhët e tjera për fuqinë e jashtëzakonshme të mprehtësisë së shprehjes, një mprehtësi e gjithanshme. Për një kuptim të vetëm kemi me dhjetëra fjalë dhe çdo fjalë ka me dhjetëra kuptime. Prandaj është amanet që në përshkrimin e diçkaje të përdoret fjala e duhur.
Ky amanet na tregon për rëndësinë që ka elokuenca, sepse elokuenca është pjesë e personalitetit. Është transmetuar se Profeti (a.s.) i ka thënë xhaxhait të tij Abbasit: ”Më ka pëlqyer bukuria e xhaxhait tim.”
Abbasi i ka thënë: ”Cila është bukuria tek një burrë?” Profeti (a.s.) i ka thënë:
”Gjuha”. Profeti (a.s.) i ka thënë, gjithashtu Muadhit: ”A ka gjë tjetër që i kthen me fytyrë përmbys njerëzit në zjarr, përveç të korrurave të gjuhës së tyre!” Po atij Profeti (a.s.) i ka thënë: ”Ti do të mbetesh i shëndetshëm për aq kohë sa hesht. Në flet, atëherë do të fillojë të shkruhet për ty ose kundër teje.” Nga këtu kuptojmë se i mençuri nuk e lëshon frerin gjuhës së tij, veç pasi të konsultohet me mendjen dhe t’i lejë kohë shpirtit. Ndërsa mendjelehtit i flet goja para mendjes. Kështu, fjalët tona dëshmojnë për ne ose kundër nesh. Fjala del nga ai që e thotë, me kuptimin që ai e thotë dhe jo me kuptimin që ka vetë fjala. Kur njeriu e nxjerr fjalën, është ajo që gjykon mbi të, më shumë seç gjykon ai mbi fjalën.
Nëse fjala është thënë me vend dhe urtësi, ajo vjen për të sqaruar një të vërtetë, ose për të hedhur poshtë një të pavërtetë, ose për të përhapu një urtësi, ose për të përkujtuar një mirësi, ose për të mësuar një të paditur, ose për të ndihmuar dikë, të Cilit i është bërë padrejtësi. Ndërsa kur fjala thuhet pa
u menduar, pa kuptim ajo zbulon injorancë, shkakton dëm ose dëmton një njeri.
Prej amanetit të fjalës është përdorimi i drejtë i saj. Poetët janë bërë të njohur për fjalët e tyre, të cilat i kanë thënë me ndjenja dhe të menduara. Nga këtu kanë thënë: ”Elokuenca është që të flasësh shkurt dhe fjalët më të mira janë ato të shkurtra e kuptimplota “.
Prej amanetit të fjalës është edhe heshtja. Heshtja ndonjëherë është fjala më e mirë. Nga ana tjetër, nganjëherë heshtja mund të jetë edhe tradhti ndaj amanetit, kur njeriu nuk e thotë të vërtetën që di. Prandaj thuhet: ”Ai që hesht në vend se të thotë të vërtetën, është shejtan memec”. Prijësit e panë e kanë
ditur rëndësinë e madhe që ka amaneti i fjalës. Të urtët kanë vendosur disa kushte për fjalët, me anë të të cilave përmbushet detyrimi që kemi ndaj fjalës. Në ballë të këtyre kushteve qëndron ai që Hala të thuhet vetëm atëherë kur është e nevojshme të thuhet, pra, për të arritur një të mirë dhe ose për të larguar një të keqe dhe që folësi ta thotë fjalën në momentin e duhur dhe të flasë vetëm aq sa është e nevojshme. Prej kushteve më të rëndësishme është edhe përzgjedhja e fjalëve.
Fjala sot ka një rëndësi shumë të madhe. Ajo mund të shkaktojë debat lokal ose ndërkombëtar. Mund të ketë shumë mospajtime në rrethet e juristëve e
politikanëve rreth kuptimit të një fjale, ose përcaktimit të një nocioni. Madje edhe vetëm një shkronjë mund të ndryshojë kuptimin dhe qëllimin e diçkaje. Ne shohim se si në disa konferenca sot thërrasin për barazinë, për vetëvendosjen dhe lirinë e fjalës, pa i përcaktuar qartë këto terma, në mënyrë që të fusin të kotën brenda të drejtës.
Nuk është prej amanetit që një dijetar të mbajë për vete një pjesë të diturisë dhe të mos ia japë atë nxënësve të tij e të mjaftohet me një shpjegim të shkurtër të mësimit. Nuk është prej amanetit të fjalës që të mos përmendësh gjithë të vërtetat dhe pjesët përbërëse të një teorie, ose të mos sqarosh detajet e një punë që kërkohet nga punonjësit. Nuk është prej amanetit të fjalës që të pretendosh se kjo dituri ose kjo ide, ose kjo thënie është e jotja, ndërkohë ajo është e ndonjë tjetri.
Nuk është prej amanetit të fjalës të ndiesh vetëkënaqësi për mendimin tënd dhe të kesh guxim të tepruar për të dhënë gjykime të nxituara apo t’u përgjigjesh pa hezitim të gjitha pyetjeve që të drejtohen, ndërkohë që nuk je në nivelin e duhur të njohurive, por thjesht sepse e ndien se mund të flasësh për çdo temë.
Ky është amaneti i fjalës, përdorimi i saktë i saj, larg ekzagjerimit dhe pavërtetësisë.