Amaneti i sekreteve

Ruajtja e sekreteve është një veçori njerëzore në marrëdhëniet shoqërore. Ajo është prej shkaqeve më të rëndësishme të suksesit dhe të situatës së mirë. Sekreti është emërtim i gjithçkaje që kërkohet nga njeriu ta mbajë të fshehtë dhe mendimet e brendshme në vetvete. Shkrimtari i madh klasik El-Xhahidh thotë: ”Fshehja e sekretit është një virtyt i përzier me vetëpërmbajtje dhe amanet. Nxjerrja e të fshehtave është prej fjalëve të tepërta dhe nuk i ka hije një njeriu të flasë fjalë të tepërta.” Sikurse ai që ka marrë në dorëzim nga dikush një shumë parash dhe ai ia jep një tjetri ka thyer amanetin, ashtu edhe ai që i është thënë një sekret dhe nxjerr tek të tjetër e ka thyer amanetin. Fshehja e sekretit është e lavdëruar tek të gjithë njerëzit. Ruajtja e sekreteve dhe fshehja e tyre është një amanet i madh. Allahu i Madhërishëm thotë: [Kuran a=”17-El-Isra:34″]
Allahu i Madhërishëm, gjithashtu thotë:[Kuran a=”23-El-Muminun:8″][Kuran a=”70-El-Mearixh:32″] Ndërsa Profeti (a.s.) thotë: “Mbështetuni për suksesin e gjërave tek sekreti, pasi atë, të cilit i është dhënë një mirësi, e kanë zili!”

E rëndësishme, të fshehtën mos ia trego atij që ta kërkon, sepse ai që e kërkon atë do ta përhapë. Mos ia trego sekretin shumë njerëzve. Mos e trego gjithë të fshehtën tënde. Nëse të fshehtën tënde ia tregon më shumë se dy personave, atëherë ajo do të përhapet.

Umer bin Abdul Aziz ka thënë: ”Zemrat janë enët e të fshehtave, buzët janë drynat dhe gjuhët janë çelësat e tyre. Lë të ruaj çdonjëri çelësin e të fshehtave të tij.”

Nëse gjoksi i dikujt është i ngushtë për të fshehtën e tij, atëherë kraharori i tjetrit është edhe më i ngushtë.
Për shokët e Profetit (a.s.) amanet nuk ishte vetëm ruajtja e sekretit nga burrat dhe nga gratë, por edhe nga fëmijët. Enes bin Malik (r.a.), djaloshi i vogël që i shërbente Profetit (a.s.) tregon: ”Profeti (a.s.) më tha një të fshehtë dhe unë nuk i kam treguar askujt pas tij këtë të fshehtë. Ummu Sulejm (e ëma) më kërkoi t’ia them, por unë nuk ia tregova.”

Përhapja e sekreteve është e zakonshme tek fëmijët, prandaj ata duhet të praktikohen për t’i fshehur ato.
T’u mësojmë fëmijëve se në mund t’u tërheqim vëmendjen të tjerëve pa qenë nevoja që t’u tregojmë atyre të fshehtat familjare.

T’u shpjegojmë fëmijëve se jo çdo gjë që ndodh në shtëpi duhet që të tjerët ta dinë.
Të kuptojmë përse fëmijët tanë i përhapin sekretet. Nëse ata dëshirojnë të tërheqin vemendjen e të tjerëve, ose të marrin lëvdata, atëherë ua plotësojmë nevojën që ata kanë.
Edhe ne të jemi shembull të ruajtjes së amanetit.
Ta trajtojmë problemin me urtësi dhe butësi e jo me vrazhdësi.
T’i jepet fëmijës besim dhe t’i tregojmë disa sekrete, duke u kërkuar që t’i ruajnë ato.
Të kërkojmë ndihmën e tregimeve dhe të perrallave për të përforcuar këtë virtyt.
Është e domosdoshme të dimë se përhapja e sekretit është tradhti.