Gabime te ndryshme që bëhen gjatë lutjeve

1.Të përmban lutja diçka prej risive apo gjërave me të cilat i bëhet Allahut shok në to.
2.Të shpresohet vdekja dhe lutja e Allahut me këtë.
3.Lutja për shpejtimin e dënimit.
4.Lutja për diçka që nuk mund të ndodhë apo diçka që nuk mund të ndodh as logjikisht, as zakonisht nuk ndodh, e as fetarisht nuk lejohet.
5.Lutja për një punë që ka përfunduar e ka ndodhur nërealitet dhe është kryer.
6.Lutet për diçka që feja tregon se nuk do të ndodh.
7.Lutja kundër familjes, pasurisë dhe vetes së tij.
8.Lutja për mëkat sikurse të lutet për ndonjë person që Allahu ta sprovon me diç prej mëkateve.
9.Lutja për ndërprerjen e raporteve farefisnore.
10.Lutja për përhapjen e mëkateve.
11.Kufizimi i mëshirës sikurse të thotë: “O Zot më shëro vetëm mua apo më furnizo vetëm mua.”
12.Ta veçon imami veten me dua dhe jo edhe xhematin kurse ata bëjnë amin pas tij.
13.Mos edukata gjatë lutjes sikurse të thotë: “O Zot i qenve, o Zot i majmunëve apo o Zot i derrave.”
14.Lutja në formë provimi të Allahut të lartësuar sikurse të thotë: Do ta provoj të lutem e ta shoh apo më pranohet mua apo jo. Apo fjala e disa prej njerëzve: Do ta lus Allahun e nëse nuk bën dobi, nuk bën dëm.
15.Të jetë qëllimi prej duasë i keq.
16.Të mbështetet njeriu gjithmonë te të tjerët për dua dhe të mos kujdeset për t’u lutur vet.
17.Gabimet e shumta gjatë duasë e sidomos kur gabimi endryshon kuptimin. Ndërsa ai që nuk e di kuptimin si dhe nuk e njeh gjuhën është i arsyetuar.
18.Mos kujdesi të zgjidhen emrat dhe cilësitë e Allahut të përshtatshme për duanë.
19.Pesimizmi dhe bindja e dobët se do t’iu përgjigjet duasë.
20.Veçimi gjatë duasë për të cilin nuk ka nevojë sikurse të thotë: “O Allah fali prindërit tanë dhe nënat e tona, gjyshërit dhe gjyshet e tona, hallat e tona …” e kësisoj vazhdon duke përmendur hollësisht të afërmit, fqinjët dhe të tjerët. Por, nëse veçimi dhe sqarimi janë të logjikshëm dhe të kufizuar, atëherë nuk është problem të thuhen.
21.Lutja me emra të Allahut që nuk janë përmendur në Kuran dhe synet.
22.Teprimi në ngritjen e zërit.
23.Fjala e disa prej njerëzve gjatë duasë: “O Zoti im unë nuk të lus ta kthesh caktimin Tënd por, kërkoj nga Ti butësi në të.”
24.Lidhja e duasë me dëshirën sikurse të thotë: “O Zoti im nëse do më fal mua.” Obligim është vendosmëria gjatë lutjes.
25.Qarja artificialisht dhe ngritja e zërit gjatë saj.
26.Mos ngritja e duarve nga imami kur të kërkon zbritje e shiut gjatë hutbes së xhumasë.
27.Zgjatja e duasë gjatë Kunutit dhe lutja për atë që nuk përshtatet me qëllimin e tij.