Lutësi të fillojë prej vetes

Siç është përmendur në Fjalët e të Lartësuarit: “Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim.” (El-Hashër 10) dhe po ashtu në fjalët: “Zoti im, më fal mua dhe vëllanë tim dhe na dhuro mëshirën Tënde.” (El-A’raf, 151)
Po ashtu edhe në fjalët: “Zoti ynë, më fal (gabimet) mua dhe falua prindërve të mi, fali edhe të gjithë besimtarët ditën kur jepet llogaria.” (Ibrahim, 41)

Ibni Abasi transmeton nga Ebejje bin Kabi: “Me të vërtetë Pejgamberi alejhi selam kur ka bërë dua për dikë, më së pari ka bërë dua për vete e pastaj për të tjerët.” (Transmeton Tirmidhiu)
Por kjo nuk ka qenë traditë e përhershme e Pejgam-berit alejhi selam sepse ka raste kur Pejgamberi alejhi selam ka bërë dua për të tjerët e nuk ka bërë për vete, siç është hadithi ku Pejgamberi alejhi selam thotë: “E mëshiroftë Allahu nënën e Ismailit, sikur ta kishte lënë Zem-Zemin, do të ishte bërë burim i përcaktuar.” (Hadithi bën fjalë për rrëfimin e Haxheres sh.p.)