A është e drejtë shprehja që e dëgjojme shpesh ‘feja është në zemër’

Kjo shprehje përdoret nga ata që duan të justifikohen për moskryerjen e detyrimeve të tyre Islame. Islami është fe që përmban në vetvete udhëzime dhe urdhëra për të gjitha aspektet e jetës. Kështu ai i jep personit një bashkësi udhëzimesh e urdhërash për të dy elemetet bazë, për doktrinën (Imanin) dhe për veprimet praktike të individit që kanë të bëjnë me Allahun, veten e tij dhe shoqërinë.

Moskryerja e veprimeve do të thotë moskryerje e urdhëresave të Islamit për to e kjo sipas gradës dhe rastit përkatës e bën personit gjynahqar ose e nxjerr atë nga Islami. Hasan El-Basri ka thënë: “Imani nuk është me të dëshiruar e as me të zbukuruar, por është bindje në zemër të cilën e vërteton vepra.” Imam Shafiu thënë: “Imani është fjalë dhe vepër ….”
Të parët tanë të mirë kanë qënë të një mendimi se, ‘Imani është të besosh, ta deklarosh besimin tënd dhe të veprosh sipas tij’.