Mërzitija, brengosja janë ndenja që nuk shpëton kush në këtë dunja, por muslimani nuk duhet që të lërë pikëllimin që ta pushtojë dhe udhëheqë në jetën e tij. Besimtari me ndihmën e Allahut, duke bërë lutje dhe duke e përmendur Atë shumë, i largon këto ndjenja që ia pushtojnë zemrën dhe mendjes.Nëse të ka kapluar pikëllimi mos e lër që të kaplojë dhe urën lidhëse midis teje dhe Krijuesit.
Mjekimi më i mirë për largimin e bengosjeve dhe mërzitjeve është ripërtëritja e besimit, përsëritja e shehadetit, sinqeriteti me Allahun, largimi nga shokvënia. Duaja më e mirë është ajo që bëri Junusi në barkun e peshkut: Nuk ka të adhuruar me të drejtë përpos Allahut, i Pa të meta është Ai. Unë me të Vërtetë isha prej gjynahqarëve.
La ilahe il—la Allahu el Adhijmu, la i lahe ila Allahu rabu el—Arshiel Adhijmu, la i lahe il la Allahu rabu semavati ve rabu el erdi ve rabu el arshi el kerijmu. Nuk meriton të adhurohet askush dhe asgjë përveç Allahut të madhërishëm.S’ka të adhuruar me të drejtë përpos Allahut, Zotit të Arshit të lartë, s’ka të adhurar me të drejtë përpos Allahut, Zotit të qiejve dhe tokës dhe Zotit të Arshit Fisnik.Këtë lutje profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) e bënte në raste Vështirësie, e kur ishte i mërzitur. Në të vërehet qartë njëshmëria e Allahut, dhe se robi duhet të lidhet vetëm me Zotin e vet dhe mos t’i bëjë kurrë shirk Atij.
Allahu, Allahu rabij la ushriku bihi shejen. Allahu, Allahu është Zoti im dhe unë nuk i bëj Atij shok asnjë gjë.
Profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ia mësoi këtë lutje Esma bint Umejs që ta thoshte në raste pikëllimi.
La hauve ve la kuvete il—la bil—lah. Nuk ka forcë dhe ndryshim përveçse me lejen e Allahut. Kjo lutje është një nga thesarete xhenetit. Largimi i së keqes apo përfitimi i ndonjë të mire nuk vjen vetëm se prej Allahut të Plotfuqishëm.
Hasbuna Allahu ve niëme el vekijl. Na mjafton Allahu dhe ai është më i Miri mbështetës.
Këtë lutje e tha Ibrahimi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) kur e hodhën jobesimtarët në zjarr. Këtë lutje tha dhe Muhamedi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) kur dëgjoi se fiset arabe janë mbledhur për t’i sulmuar. Allahu i madhëruar iu përgjigj të dyve.
Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.
Le të përgëzohet thënësi i kësaj lutje, sepse Allahu thotë: “Përgëzojini durimtarët, të cilët kur i godiste ndonjë e keqe thonin: Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi [Kuran a=”2-El-Bekare:157″].
Allahume exhirnij fi musijbetij ve ekhlif lij hajren minha. O Zot, më shpërble në fatkeqësinë time dhe ma kompenso me më të mirë se ajo. (Transmeton Ebu Daudi nr.1539)
Umu Selemeh thotë se dëgjova profetin (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) të thoshte: Nuk ka musliman që e godet një fatkeqësi e thotë: Atë që e ka urdhëruar Allahu —të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi, O Zot më shpërble në fatkeqesinë time dhe më kompenso me më të mirë se ajo —vetëm se ia kompenson Allahu me më të mirë. Kur vdiq Ebu Selemh thashë: Kush do të jetë më i mirë se Ebu Selemeh? Por unë e bëra lutjen dhe Allahu ma kompensoi me profetin (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) për burrë.
Ja Haju, ja Kajumu, bi rahmetike nestegijthu. O i Gjalli, i Përhershmi, me mëshirën Tënde kërkojmë ndihmë. (Mutefek alejhi)
Enes Ibn Malik (Allahu qoftë i kënaqur me të) thotë se profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin “mbi të) e thoshte këtë lutje në raste brengosjeje, pikëllimi. Ai i kërkonte ndihmë vetëm Allahut në çdo problem.
Dihet se vetëm Allahu është Ai që i zgjidh problemet dhe i largon brengat dhe pikëllimet. Ibn Tejmije thotë se kush e lut Allahun me dy emrat e Tij: I Gjallë, i Përjetshëm i ngjallet zemra dhe kurrë nuk i vdes.
Rabi en—nijmes-sem’jeed durru ve ente erhamu er rahimijn. ‘ O Zot, mua më ka prekur fatkeqësia dhe Ti je i Mëshirshmi i mëshiruesve. (Mutefek alejhi)
Lutja e Ejubut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): Kur i erdhen sprovat njëra pas tjetrës nuk kishte gjymtyrë dhe organ të shëndoshë përveç zemrës dhe gjuhës me të cilat përmendte Allahun. (Kujtoje) Ejubin, kur iu lut Zotit të vet: “Mua më ka goditur fatkeqësia e Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve!” Allahu iu përgjigj lutjes së tij: “Ne iu përgjigjëm atij, ia larguam mjerimin që kishte dhe ia kthyem familjen të dyfishuar në numër. (Këtë e bëmë) nga mëshira Jonë dhe që të jetë përkujtesë për ata që Na adhurojnë.” Ibn Kajimi thotë: Kjo lutje përmbledh vërtetësinë e njëshmërisë së Allahut, ndjenjës së fukarait, nevojtarit për Allahun e madhëruar, shijen e ëmbël të dashurisëpër Allahun e madhëruar,ndërmjetësimin tek Allahu me emrat e tij të bukur. Allahu është Ai që sprovon dhe Ai është që i largon sprovat. Është e provuar se kush e thotë këtë lutje shtatë herë duke i ditur domethënie te saj, i largohen fatkeqësitë.