Sa e madhe është vlera e Duasë

Allahu i lartësuar thotë: “Zoti juaj ka thënë: “Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem” (Gafir: 60) dhe thotë: “E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.”(El Bekare: 186) dhe Pejgamberi ka thënë: “Duaja është vetë adhurimi” pastaj ka lexuar “Zoti juaj ka thënë: “Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem” (Gafir: 60)
Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Adhurimi më i mirë është duaja”.
Dhe ka thënë ﷺ: “Nuk ka asgjë më të ndershme te Allahu se sa duaja”.
Dhe ka thënë ﷺ: “Zoti i juaj – qoftë i lartësuar e madhëruar – është i turpshëm dhe bujar. Turpërohet nga robi i tij kur i ngrit dy duart drejt Tij që t’ia kthej të thata dhe të dështuara. ”
Dhe ka thënë ﷺ: “Caktimin e Allahut nuk mund ta kthen askush pos duasë dhe nuk e shton jetë asgjë tjetër pos mirësisë.”
Dhe ka thënë ﷺ: “ Nuk ka ndonjë mysliman që e lut Allahun me një lutje në të cilën nuk ka mëkat apo ndërprerje të lidhjeve farefisnore e që mos t’ia jep Allahun njërën nga këto të tri: ose ia shpejton atij lutjen e tij, ose ia deponon atë në botën tjetër apo ia largon nga e keqja të ngjashme sikurse ajo për të cilën është lutur.
Shokët e tij thanë: Atëherë, do të shtojmë lutjet e Ai tha: Allahu u shton edhe më.”Dhe ka thënë ﷺ: “Ai që nuk kërkon nga Allahu, Allahu i hidhërohet atij.”
Dhe ka thënë ﷺ: “Njeriu më i paaftë është ai që tregohet i paaftë për të bërë dua dhe njeriu më koprrac është ai që nuk e kthen selamin.”