Ta adhurosh Allahun sikur e sheh

Kjo është faza më e lartë e devotshmërisë , sepse të bën të ndjesh mbikqyrjen e Allahut në cdo lloj gjendjeje. Ndien që shpirti ngrihet edhe kur i vijnë sprovat. Ai ndien se ndodhet ipër një mali të cilit po i tundet baza, por kjo ngushtësi edhe pse ia rreh muret kraharorit, nuk do të thotë që do të arrijë të depërtojë në zemrën e tij, sepse ai është i bindur se lutja e drejtuar Allahut e largon fatkeqësine Në të kundërt jobesimtari, kur i bien fatkeqsësitë , ndjenjat e tij bëhen të ftohta të errëta . kjo është ngushtia vetë. Këtë gjendje e përshkruan Allahu në Kuran:[Kuran a=”20-Taha:124″] Besimtari me lutje dhe dhikër, me mendimin e mirë , i vjen ndihma e Allahut he strehohet në hijen e Arshit të Allahut atë ditë që nuk ka hije tjetër vec hijes së Tij. Thotë Profeti alejhi selam : Shtatë persona do ti fusë allahu nën hijen e Tij atë ditë që sdo të kete hije tjetër vec hijes së Tij …Njëri prej tyre është një njeri që kujton Allahun kur është vetëm dhe i shpërthejnë lotët nga frika e Tij.(Mutefek alejhi)

Përmendja e e Allahut me zemër dhe gjuhë në vetvete e largon robin nga syfaqësia . Sikur njeriu mos të përfitonte vecse strehimin në hijen e Allahut, atë ditë do ti mjaftonte.