All-llahu thotë: “E kur kërkoni prej tyre (grave të pejgamberit) ndonjë send, atë kërkojeni pas perdes, kjo është më pastër për zemrat tuaja dhe të tyre.” (El-Ahzab, 53)
Pra, tregoi se hixhabi është pastërti për zemrat e besimtarëve dhe besimtareve, ngase nëse nuk shikon syri, zemra nuk e kërkon mëkatin, kurse nëse e sheh syri, mund që ta kërkojë zemra. Për këtë shkak kur nuk sheh, është më pastër për zemrën dhe nuk mund të biesh në çorodi, ngase hixhabi i ndërpret dëshirat e atyre që i kanë zemrat e sëmura: “Andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij.” (El-Ahzab, 32)