Ki kujdes nga të zbuluarit (në veshje)

Oj vajzë me “mbulesë bashkëkohore” mos mendo se mbulesa jote është sipas principeve të sheriatit, ose është ajo mbulesë e cila e kënaq Allahun dhe Pejgamberin alejhi selam.
Mos u tradhëto nga ata, të cilët ta bekojnë këtë vepër dhe fshehin në vehte këshillimin. Gjithashtu mos thuaj: Unë jam më e mirë se ato që janë të zhveshura”, sepse nuk merret shembull nga e keqja.

Zjarri është shkallë-shkallë, mu ashtu siç është edhe Xhenneti, shkallë-shkallë. Për këtë shkak, merri shembull motrat e tua, të cilat vishen me mbulesë të përcaktuar me sheriat.
Transmetohet se Pejgamberi alejhis-selam ka thënë: “Shiko në atë që është më poshtë se ty në aspekt të dunjasë, kurse në atë që është më lartë se
ty në aspekt të ahiretit. Në këtë mënyrë nuk do t’i përbuzësh begatitë e Allahut ndaj teje.”

Transmetohet nga Hasan El-Basriu se ka thënë: “Nëse shejtani e sheh se je i qëndrueshëm në respektimin e All-llahut, të kërkon herë pas here. Kur e sheh se ti edhe më tej qëndron në respektimin e Allahut, largohet prej teje. Por nëse të sheh se je labil (njëherë kështu, njëherë ashtu), atëherë të vërsulet pandërprerë”.
Pra ejani në përqëndrueshmërinë, e cila nuk ka lakime në udhëzimin drejt të Vërtetës, ejani në pendim të sinqertë (teube), pas të cilit nuk ka mëkat. “Pendohuni të gjithë te Allahu, o besimtarë, që të gjeni shpëtimin” (En-Nur 31)