Jusufi alejhi selam dhe format e joshjes

Jusufit iu krijuan të gjitha kushtet për të rënë në gjynah, ashtu sic dhe joshja per ti shkuar nga pas ketij mëkati, ishte shumë e fuqishme.
Ai ishte djalosh në lulen e rinisë dhe si cdo i ri ndiente atë cfarë ndien cdo mashkull karshi femrës. Ai ishte një i ri si cdo i ri tjetër, një njeri si kushdo. Përvec kësaj, në atë vend ai ishte i huaj dhe një njeri i huaj ka më shumë guxim për të rënë në mëkat , sepse ai nuk i druhet familjes dhe fisit të tij, as turpit që do ta ndjekë nga pas. Për më tepër, ky gjynah i imponohej atij brenda shtëpisë ku gjendej. E përmendim këtë që shumë të rinj të mos justifikohen me sprovat e shumta që përballen.
Përvec kësaj , gruaja e Azizit joshësja e tij i gjendej shumë pranë, sepse ajo ishte zonja dhe padronia e tij . Burri i saj e linte vetëm per vetem me të, për shkak të punës së tij, që i merrte shumicën e kohës.
Përvec kësaj , Jusufi alejhi selam ishte i bukur djalë simpatik dhe po kështu edhe gruaja e Azizit, përvec faktit që ishte një grua me pozitë. Ajo ishte gruaja e një pushtetari të fuqishëm dhe njerëz si Azizi nuk martoheshin me gra të shëmtuara.
Në këtë histori ne do të shohim reagimin e Jusufit, rezistencen e tij që edhe ne si ai të mos biem pre e epsheve dhe e joshjeve. Nëse një i ri do të ballafaqohej me një situatë të tillë, ai nuk duhet të harrojë besimin tek Zoti, frikën ndaj Tij, nuk duhet të tregohet i dobët, por duhet ti rezistojë këtij mëkati dhe të udhëhiqet në të tilla momente nga shëmbuj si ai i Jusufit alejhi selam.
Jusufi vec faktorëve si bukuria, mosha e re etj, qe ia lehtesonin rënien në imoralitet, shohim se atë e ngacmonte gruaja e Azizit, ishte ajo që e ftonte atë drejt imoralitetit.
Sa të rinj ka që u shkon në mendje të bëjnë një gjynah të tillë , por u vjen turp që ata të jenë iniciatorë të këtij veprimi, qoftë edhe vetëm me fjalë. Me Jusufin ndodh ndryshe, është gruaja ajo qe nis ta provokojë dhe t´i flasë. Këtu secili nga ne duhet te qëndrojë me veten e tij dhe ti drejtoje vetvetes një pyetje: Nëse ai vetë do të gjendej në të tilla kushte dhe në një situatë të tillë , cfarë do të bentë? A do të thoshe “Jo” , me vendosmëri apo do të harronte besimin dhe frikën ndaj Zotit? A do të pranonte të binte në humbje kaq lehtësisht?
Ata që janë fatkëqinj, do të hyjnë në zjarr, ku shpërblimi i tyre do të jetë ofshma e vajtimi. Aty do të mbeten përherë…”” Kurse fatlumët, do të hyjnë në Xhenet, ku do të qëndrojnë përherë…“(Sure Hud, 106-108)
Jusufit ishin shumë faktorë që ia lehtesonin atij rënien në mëkat. Gruaja e Azizit i mbylli dyert që do të thotë e tashmë ai ishte i mbrojtur nga skandali dhe sic e përmendem ishte ajo që e ftoi në imoralitet: një djali të ri mund ti krijohen të gjitha këto kushte , por nuk do t´ia nisë vetë nga i pari, nëse ndonjërit prej nesh do t´i ndodhë dicka e tillë cfarë do të bëj? Si do të rezistojë?
Gruaja e Azizit është ajo që e fton, është ajo që e provokon dhe ajo që i mbyll dyert dhe pastaj i thotë troc: Eja…!
Ndokush mund të mendojë se ky ishte rasti i vetëm i joshjes, por në fakt edhe gra të tjera në qytet gjithashtu flirtuan me të.
Disa gra të parisë në qytet po thoshin: ” Gruaja e Azizit deshi ta joshte shërbetorin e vet . Asaj i ka rënë vertët në kokë dashuria për të . Ne besojmë se ajo e ka humbur fare”. Kur dëgjoi për thashethemet e tyre, ajo i thirri ato në gosti, cdonjërës i dha nga një thikë dhe i tha (Jusufit): ” Dil para tyre!” Kur e panë , gratë u mahnitën nga bukuria e tij“, dashuria per të u ra në zemër, dhe cdo jëra prej tyre tashmë e donte për vetë “prenë duart dhe thanë: ” O Zot, o Zot! Ky nuk është njeri, por qenka një engjëll fisnik!”
Pasi gjendej nën presionin dhe joshjen e një gruaje, Jusufi tashmë, u vu edhe nën joshjen e shumë grave të tjera dhe cdonjëra prej tyre e dëshironte atë.