Thotë i dërguari i Zotit a.s: U këshilloj të silleni mirë me gratë, pasi gruaja është krijuar nga një brinjë e lakuar. Pjesa më e lakuar e brinjës është maja e saj. Nëse do të orvatesh ta drejtosh, do ta thyesh. Nëse do e lësh ashtu, e lakuar do të mbesë. Prandaj, silluni mirë me gratë!” (Buhariu dhe Muslim)
Krahasimi me brinjën e lakuar në këtë hadith, nuk shihet si diçka e metë fizike. Zoti është i përsosur në gjithçka dhe nuk mund të mendohet se krijon krijesa me të meta fizike. Lakueshmëria e brinjës, është një domosdoshmëri e cila i shkon për shtat natyrës së gruas.
Gruaja ka një natyrë të caktuar, e cila dallon nga burri, pasi roli i saj është i ndryshëm nga i burrit. Ky dallim, nuk e vë gruan në një pozitë më të ulët se burri, pasi është dallim në role dhe përgjegjësi.
Në fakt, hadithi flet për natyrën e brishtë të gruas e cila i shkon për shtat rolit të saj. Ky hadith bën thirrje që gruaja të trajtohet me dashuri, butësi dhe dashamirësi.
Allahu thotë në Kuran: ” Ata kërkojnë prej teje ( o Muhamed) qe t´i sqarosh lidhur me cështjet e grave. Thuaju: ” Për cështjet e tyre ju sqarojnë Allahu dhe Libri që ju lexohet, si për femrat jetime, të cilave nuk u jepni dhuratën e caktuar për ato edhe pse dëshironi të martoheni me ato, ashtu edhe për fëmijët e mitur. Allahu ju udhëzon që të silleni drejt me jetimët. Allahu është në dijeni të cdo të mire që bëni”. (En-Nisa, 127) ” Me përjashtim të meshkujve të pafuqishëm, grave dhe fëmijëve të cilët nuk kanë as fuqinë e as mundësinë të drejtohen në rrugë”. (En-Nisa, 98)
Allahu i Lartësuar e ka përmendur dënimin e zullumqarëve, kur ëngjëjt do tua marrin shpirtrat, Allahu thotë: ” Kur engjejt ua marrin shpirtrat atyre që e kanë ngarkuar veten me faje, u thonë: ” Ku ishit?” Ata do të përgjigjen: ” Ishim ë pafuqishëm në Tokë”. ëngjëjt do t´u thomë: ” A nuk qe Toka e Allahut e gjerë që të mërgonit në të?” Këta janë ata (njerëz), vendbanimi i të cilëve është Xhehenemi. Eh, sa i keq është ai vendbanim! ( En-Nisa, 97).
Por vecoi prej tyre me butësinë dhe mëshirën e tij, ata të cilët ishin të paaftë! Ku thotë: ” Përvec atyre që ishin të paaftë nga burrat, gratë dhe fëmijët që nuk kishin mundësi të gjenin as mënyrë, as rrugë për shpërngulje. Atyre do t´iu falë Allahu. Allahu është që shlyen e fal shumë (gabime)”. ( En-Nisa, 98-99)
Në ajetet e mësipërme përmendet se feja islame është fe e mëshirës, e butësisë, e përshtatshme për kohën moderne, sepse kjo botë është e mbushur me të gjitha kategoritë e njerëzve, dikush është i pasur e dikush i varfër, dikush është i fortë dhe dikush është i dobët, që ka nevojë për mbështetje dhe për ndihmë.
Allahu i Lartësuar gjithashtu tërheq vëmendje drejt një grupi njerëzish të dobët si : jetimët dhe ata që janë nëpërkëmbur në vendin e tyre. Gruaja dhe jetimi kanë nevojë për dikë që t´ia ruaje pasurinë dhe të kujdeset për të. Gratë e dobëta që kanë rënë në duart e zullumqarëve dhe të armiqve, kanë nevojë që dikush t´i ndihmojë, t´i nxjerrë nga vendi ku ndalohet adhurimi i një Zoti të vetëm drejt një fundi ku mund të jenë të lira për ta adhuruar Allahun.
Ky duhet të jetë përkujdesi për femrën kudo qoftë dhe sido qoftë cështja e saj, edhe nëse nuk është e afërme, përgjegjësia për të bie mbi burrat musliman, ndërsa shpërblimi tek Allahu për këtë vepër është shumë i madh.
Profeti i Allahut thotë: ” Ai që përpiqet të ndihmojë një vejushë apo të varfër është si muhaxhiri ( ai qe lufton) në rrugë të Allahut”.