Me ardhjen e Islamit, gratë e Beni Israilëve rifituan dinjitetin e merituar

Allahu thotë ne Kuran: ” Me të vërtetë që Faraoni madhështohej në Tokë dhe banorët e saj i kishte përcarë në grupe; disa prej tyre i përndiqte, ua vriste fëmijët meshkuj, ndërsa femrat ua linte gjallë. Ai ka qënë vërtet keqbërës.”(El-Kasas,4) Dhe thotë: “Dhe, kur ai u solli atyre të vërteten prej Nesh, ata thanë: “Vritini djemtë e atyre që i kanë besuar atij dhe lërini të gjalla vajzat e tyre!” Por kurthet e mohuesve janë të dënuara të dështojnë”.(Gafir, 25) dhe thotë:” Kujtoni kur ne ju shpëtuam nga populli i Faraonit, i cili ju mundonte pa masë. Fëmijët meshkuj ua vriste, kurse femrat tuaja jua linin gjallë. Kjo ka qënë sprovë e madhe për ju nga Zoti juaj”. (El-Araf,141) ; “Paria e popullit të Faraonit tha:” A mos vallë do ta lësh Musain dhe popullin e tij që të bëjnë ngatërresa në tokë dhe që të braktisin ty dhe Zotat e tu? ” Faraoni u përgjigj: ” Meqënëse jemi sundues mbi ata , Ne do ti vrasim djemtë e tyre dhe do ti lëmë gjallë gratë e tyre”.(El-Araf,127); ” Kujto kur Musai i tha popullit të vet: ” Kujtoni dhuntinë që jua dha Allahu, kur ju shpëtoi nga populli i Faraonit, që ju mundonte me torturat më rënda,duke vrarë djemtë tuaj e duke jua lënë gjallë femrat. Kjo ka qënë një sprovë e madhe për ju nga Zoti juaj”. (Ibrahim,6)
Krerët e zullumqarëve, vranë djemtë dhe i turpëruan vajzat, gjë që shkaktoi dobësi, poshtërim dhe dhunë në popullsi, si dhe shfrytëzimin e grave për presion ndaj burrave. Mbajtja e grave pa burra, duke i përdorur dhe shfrytëzuar për punë e dobëson fuqinë e saj e pikërisht këtë gjë bëri Faraoni, Zoti e mallkoftë. Nuk i la grave asnjë vlerë, por Allahu me dhuntinë e Tij e largoi këtë poshtërsi nga gratë e Beni Israilëve dhe ia ngriti vlerat atyre, të cilat me ardhjen e Islamnit riftuan dinjitetin e tyre të merituar.