Udhëzimi i Profetit ﷺ në lidhje me festat e Fitër dhe Kurban Bajramit

Profeti ﷺ i falte te dy Bajramet ne Musala (namazgja) dhe asnjëherë nuk i fali ato në xhami, përvec rastit kur bënte kohë e keqe. Me rastin e këtyre dy festave , ai vishte rrobat më të bukura. Para se të dilte për të falur namazin e Fiter Bajramit, Profeti ﷺ hante disa kokrra hurma numër tek. Ndërsa në ditën e Kurban bajramit ai nuk fuste gjë në goje, por kur mbaronte namazin dhe kthehej në shtëpi , ai hante prej Kurbanit të tij. Për të dy Bajramet , ai pastrohej. Për të shkuar në vendin e faljes ai ecte në këmbe.
AI e vononte faljen e namazit të Fitër Bajramit dhe e shpejtonte ate të Kurban bajramit. Kur Profeti ﷺ arrinte në vendin e faljes, gjatë Bajrameve, ai falej pa ezan , pa ikamet dhe pa bërë thirrjen . ” Namazi me xhemat”.
Profeti ﷺ dhe shokët e tij, nuk falnin asnjë namaz synet , para apo pas namazit të Bajramit.
Përpara hytbes, ai falte namazin i cili përbehej nga dy rekate. Në ditën e bajramit Profeti ﷺ shkonte në një rrugë dhe kthehesh në shtëpi nga një rrugë tjetër.