Lejohet që femra të përdorë mjete për të ndaluar menstruacionet por vetëm me dy kushte:
– I pari: Të mos ketë frikë se ato mund ta dëmtojnë atë, në rast të kundërt nuk lejohet. Allahu i Lartësuar thotë:[Kuran a=”2-El-Bekare:195″][Kuran a=”4-En-Nisa:29″]
I dyti: Të jetë me lejen e bashkëshortit, nëse ka lidhje me të. P.sh.të jetë në periudhën e pritjes, në të cilën ai e ka detyrim furnizimin e saj. Ajo përdor mjete për të ndaluar menstruacionet me qëllim që të zgjasë pritjen dhe të zgjasë furnizimi i saj. Në këtë rast nuk lejohet që ajo të përdorë mjete për ndalimin e menstruacioneve, vetëm se me lejen e tij. Po kështu, në qoftë se vërtetohet se ajo që ndalon menstruacionet, ndalon edhe shtatëzaninë, preferohet mospërdorimi i mjeteve parandaluese, (mund t’i përdorë vetëm në rast nevoje), por duhet t’i lërë gjërat në natyrshmërinë e tyre dhe kjo është më afër shëndetit dhe qetësisë.
Lejohet, gjithashtu përdorimi i mjeteve për të sjellë menstruacionet, me dy kushte:
I pari :Të mos përdoret me qëllim për të hequr obligimin nga vetja. P.sh.ta përdorë atë në prag të Ramazanit me qëllim që të mos agjërojë, ose të mos falet e të tjera të kësaj natyre.
I dyti: Të jetë me lejen e bashkëshortit, sepse menstruacioni ndalon atë nga kontakti me të, pra nuk lejohet pa lejen e tij. Edhe nëse është e ndarë dhe ka të drejtë kthimi, sepse kjo vonon të drejtën e tij për ta kthyer. Përdorimi i mjeteve parandaluese të shtatëzanisë është dy llojesh:
Parandalim i vazhdueshëm: Ky lloj parandalimi nuk lejohet, sepse ndalimi i shtatëzanisë pakëson pasardhësit dhe kjo është në kundërshtim me sheriatin Islam, i cili ka për qëllim shtimin e ummetit Islam.
Përdorimi i mjeteve për abort është dy llojesh:
– I pari: Me abort ka për qëllim. shkatërrimin e embrionit; Ky, në qoftë se është pas hyrjes së shpirtit në të, është i ndaluar rreptësisht, sepse kjo është vrasje me të padrejtë dhe me paramendim, gjë që është e ndaluar në Kur’an, Synet dhe Ixhma( Mendimi i përbashkët i të gjithë dijetarëve). Në qoftë se është para se t’i hyjë shpirti, dijetarët kanë mendime të ndryshme: disa e ndalojnë, disa e lejojnë e disa të tjerë e lejojnë nëse nuk dallohet akoma si krijim njeriu. Më e drejta është ndalimi i abortit, përveçse në raste të domosdoshme, p.sh.: nëna është e sëmurë dhe nuk e përballon dot shtatëzaninë, apo diçka e ngjashme, atëherë lejohet deri në fazën kur fillon e dallohet forma e njeriut, në këtë fazë e më tej nuk lejohet.
I dyti : Kur nuk ka për qëllim shkatërrimin e foshnjes. Kjo është një përpjekje për të lindur para kohe, pra nga fundi i periudhës së shtatëzanisë. Kjo është ë lejuar me kusht që të mos dëmtohen as nëna as foshnja dhe të mos ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Nëse është ë nevojshme ndërhyrja kirurgjikale kemi katër gjendje:
- Kur nëna dhe foshnja janë gjallë nuk lejohet ndërhyrja kirurgjikale. Nëse rasti është i domosdoshëm dhe lindja vështirësohet, lejohet ndërhyrja, sepse trupi është amanet dhe nuk mund të veprohet me të diçka që e dëmton atë, vetëm për interes të madh, pasi mund të mendohet se nuk ka probleme, por dalin probleme të dëmshme.
- Nëna dhe foshnja janë të vdekur; në këtë rast nuk lejohet ndërhyrja kirurgjikale për të nxjerrë foshnjen, pasi kjo nuk ka dobi.
- Nëna është gjallë kurse foshnja e vdekur; në këtë rast lejohet ndërhyrja kirurgjikale për të nxjerrë foshnjen, përveçse nëse kjo mund ta dëmtojë nënën. Faktikisht, kur foshnja vdes pa lindur nuk mund të këtë lindje normale dhe foshnja do të vazhdojë të qëndrojë në barkun e nënës, gjë që e dëmton atë për lindje të tjera, prandaj dhe bëhet e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale.
- Gjendja e katërt: Nëna është e vdekur kurse foshnja është e gjallë; nëse nuk ka shpresë për foshnjën nuk lejohet ndërhyrja. Nëse ka shpresë se foshnja mund të jetojë; nëse ka dalë një pjesë e saj, çahet barku i nënës për të nxjerrë pjesën tjetër pa e dëmtuar. Nëse nuk ka dalë asnjë pjesë, dijetarët kanë thënë se nuk lejohet çatia e barkut për të nxjerrë foshnjen. Më e drejta është që të çahet barku dhe të nxirret foshnja. Kjo është zgjidhja e Ibn Hubejreh, i cili ka thënë në librin “El Insaf” dhe kjo është më e drejta.
Ibn Uthejmin ka thënë: “Sidomos ne ditët e sotme, ndërhyrja kirurgjikale nuk është “muthle’, sepse barku çahet dhe qepet përsëri dhe se e drejta e të gjallit është më parësore se e drejta e të vdekurit. Mbrojtja nga shkatërrimi i një të pambrojturi është obligim dhe foshnja është njeri i pambrojtur, prandaj është obligim shpëtimi i saj. ”
Vërejtje: Në rastet kur lejohet heqja e foshnjes, patjetër duhet që kjo të bëhet me miratimin e atij që i takon, p.sh. me miratimin e bashkëshortit.