Bujaria e Profetit Muhamed alejhi selam

Ai ishte shembull i paarritshëm në këtë drejtim. Këtë e dëshmojnë transmetimet dhe dëshmitë në vijim:
– Ai kurrë, derisa kishte diçka afër vetes, nuk kthente duarthatë lypësin. Një njeri njëherë ia kërkoi pelerinën që e kishte veshur, ai hyri në shtëpi, e zhveshi atë dhe doli e ia dha.
– Xhabiri transmeton se i kishte dhënë një njeriut një tufë të madhe me dhenë saqë ai u kthye te njerëzit e vet dhe u tha: O njerëz, shkoni te Muhamedi se ai jep aq shumë sa të mos i frikohesh varfërisë më pas. (Buhariu)
– Ibën Abbasi thotë se:
I Dërguari i Allahut ishte njeriu më bujar. Akoma më bujar bëhej në muajin ramazan kur e takonte Xhibrili dhe ia mësonte Kuranin. Ai ishte më i bekuar se sa era e mirë dhe e bereqetshme e dërguar nga Allahu. (Shënon Buhariu).