Profeti ynë alejhi selam, ka këshilluar në lidhje me nënën që ajo të respektohet, të nderohet( me dhurata) dhe të ulet zëri para saj, të mos lëndohet dhe të mos ofendohet, vecanërisht në kohën e pleqërisë së saj dhe e ka krahasuar mirësjelljen ndaj saj me luftën për hir të Allahut të Lartësuar. Nga Mugire bin Shuabe( Allahu qoftë i kënaqur prej ij) transmetohet se Profeti alejhi selam ka thënë: ” Allahu i Madhëruar ua ka bërë haram( të ndaluar) mosrespektimin e nënave dhe varrosjen e vajzave të gjalla, lakminë për vete e koprracinë për të tjerët. Tre gjera ua ka bere të urryera. thashethemet, pyetjet e shumta dhe shpërdorimin e pasurisë”.
Dikush e pyeti: ” O i Dërguari I Allahut! Kush është njeriu që meriton më shumë respekt nga unë?” Tha: ” Nëna jote”!
– Po pas saj?
– Nëna jote!
– Po pas saj?
– Nëna jote!
– Po pas saj?
– Babai Yt!