Si vepronte Profeti alejhi selam në lidhje me Kurbanin

Profeti ﷺ asnjëherë nuk e ka neglizhuar therjen e Kurbanit. Ai ﷺ gjithmonë therte dy dele pas namazit të Kurban Bajramit. Ai ﷺ ka urdhëruar shokët e tij që të thernin një qengj gjashtëmuajsh dhe një deve e cila duhet të jetë të paktën pesëvjecare.
Sic është vertetuar në përmbledhjen e Muslimit , ai person që dëshiron të therrë Kurban në ditën e dhjetë të muajit Dhulhixhe, nuk duhet t´i shkurtojë a të rruajë flokët apo t´i presë thonjtë, përpara se ta therë Kurbanin. Udhëzimi i Profetit ﷺ është se një dele mjafton për veten dhe për familjen , edhe nëse numri i anëtarëve të familjes është i madh.