Roli i gruas ne familje

Në Islam, familja është unioni i ndërtimit të shoqërisë, mbi forcën dhe bashkimin e saj është i ndërtuar sigurimi dhe mirëqenia e shoqërisë.

Familja në Islam synon plotësimin e qëllimeve të saj duke shkëmbyer qetësinë, mëshirën dhe dashurinë mes pjesëtarëve të saj. I Lartësuari thotë: [Kuran a=”30-Er-Rrum:21″].

Kështu gruaja ka rolin kryesor në forcimin e familjes dhe lidhjen e saj, ndaj çdo çrregullim që vjen nga gruaja në kryerjen e rolit të saj ndaj familjes, reflekton një gjë e tillë negativisht tek pjesëtarët e tjerë të familjes.

Shoqëria e shëndoshë qëndron e palëkundur në përplasjen me marrëzitë e injorancës bashkëkohore, të cilat e nënvleftësojnë rolin e gruas në familje, apo rëndësinë e përgjegjësisë që ajo ka kundrejt saj e cila është puna më e vlefshme që mund të kryejë gruaja në shërbim të interesit të familjes dhe shoqërisë.

Sikurse në të kundërt burrit i kërkohet që të përballojë vështirësitë e kujdestarisë, detyrë kjo të cilën ia ka ngarkuar Sheriati i nderuar. I Lartësuari thotë:[Kuran a=”4-En-Nisa:34″] Ndërsa në një ajet tjetër thotë: [Kuran a=”2-El-Bekare:228″]

Kujdestaria në këtë kontekst, d.m.th: drejtimi i një shoqërie të vogël `familja`, me të cilën është nderuar burri duke mos qenë i komanduar apo i shtypur për diçka të tillë, sikurse një gjë e tillë është edhe në dobinë e gruas, shtëpisë dhe familjes, sepse përgjegjësia e shpenzimit për të, kërkimi i furnizimit dhe ruajtja e kujdesja janë detyrë për burrin, ndaj dhe ai meriton bindjen e cila është nga veçoritë e drejtuesit, duke e ditur se kjo bindje është në të mira dhe nuk është e përgjithshme, sikurse ka thënë Profeti (salallahu alejhi ue selam): “Vërtet bindja është në të mira.” Buhariu dhe Muslimi.