Allahu i Lartesuar thote:[Kuran a=”16-En-Nahl:97″]
I Derguari i Allahut alejhi selam e ka pranuar besen e grave ne te ashtuquajturen “Besa e Akabes” si ne takimin e pare, ashtu dhe ne te dytin, po ashtu e ka pranuar mbrojtjen e tyre ( nese marrin persiper te mbrojne dike), gjithashtu iu ka lejuar atyre te dalin ne lufte vullnetarisht per te mjekuar te plagosurit dhe per t´i mbartur ata, per t´u dhene uje ushtareve edhe pse lufta nuk eshte detyrim per gruan.
Profeti alejhi selam nuk i ndalonte grate nga pjesemarrja ne xhihad , po ashtu i ka pergezuar me shperblimin e xhihadit nese ato shkonin ne haxh. Edhe namazi ne xhami nuk eshte i detyrueshem per grate, por Allahu i Lartesuar nuk i ka ndaluar ato per te falur namaz ne xhami. Gruas nuk i lejohet falja e namazit dhe agjerimi ne periudhat e menstruacioneve dhe lehonise duke mos iu pakesuar nga shperblimi asgje.
Umu Hani (Allahu qofte i kenaqur prej saj) ka thene: ” Mora nen mbrojtjen time dy persona nga kuneterit e mi”. Profeti alejhi selam i ka pohuar se :” I kemi siguruar ata qe i ke siguruar ti“.
Aishja (Allahu qofte i kenaqur prej saj!) ka thene: ” O i Derguari i Allahut, a ka xhihad per grate?” Profeti i eshte pergjigjur: “ Per to ka xhihad qe nuk ka lufte ne te, Haxhi dhe Umra“.