Në Kuran është përsëritur disa herë fjala e Allahut të Madhëruar: [Kuran a=”47-Muhamed:12″]
Nga këto ajete dalin në pah disa fakte:
1. Ekzistenca e lumenjve të vërtetë në Xhenet.
2. Ata lumenj rrjedhin, pra, nuk janë të palëvishëm.
3. Ata rrjedhin poshtë dhomave , pallateve, dhe kopshteve të tyre, ashtu sic ndodh zakonisht me lumenjtë e kësaj bote.
Allahu i Madhëruar na ka njoftuar për lumenjtë që rrjedhin poshtë njerëzve në jetën e kësaj bote, kur thotë: [Kuran a=”6-El-Enam:6″]
Po ashtu , në një ajet tjetër Kuranor, Allahu i Madhëruar thotë:[Kuran a=”55-Err-Rrahman:66″]
Enesi ka thënë se ata lumenj gurgullojnë myshk dhe qelibar, gurgullojnë pranë shtëpive të banorëve të Xhenetit ashtu sic bie shiu mbi shtëpitë e tyre në këtë dynja.
Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: [Kuran a=”47-Muhamed:15″]
Zoti i Lartësuar u ka përmendur të mirat, duke u mohuar mangësitë, nga të cilat vuajnë në dynja, sic është ndryshimi i erës së ujit nga qëndrimi i gjatë i palëvizur, prishja e shijes së qumështitkur thartohet, shija e verës së prishur dhe shija e mjaltit të pa kulluar.
Medito me vëmendje faktin se si janë rënditur bashkë këta katër lumenj , të cilët përfaqësojnë katër pijet më të mira për njerëzit. Uji është për të pirë dhe për tu pastruar, qumështi të ushqen dhe të jep forcë, vera kënaqësi dhe hare, ndërsa mjalti vetëm shërim dhe dobi. Megjithatë , Allahu e di më së miri.
Lumenjtë e Xhenetit shpërthejnë nga sipër dhe pastaj shkojnë për poshte, deri në shkallën më të fundit, ashtu sic transmetohet nga Ebu Hurejra se i dërguari i Allahut ka thënë: “Në Xhenet ka njëqind shkallë, të cilat Allahu i ka përgatitur për luftëtarët në rrugën e Tij. Largësia mes dy shkallëve është sa distanca mes qiellit dhe tokes. Nëse i kërkoni ALlahut , këekojini Firdeusin sepse ai është mesi i Xhenetit, më i larti i Xhenetit, sipër tij qëndron Froni i Mëshiruesit dhe prej tij burojnë lumenjtë e Xhenetit.”
Sa u përket burimeve të Xhenetit, Allahu i Madhëruar ka thënë: [Kuran a=”51-Edh-Dharijat:15″] dhe [Kuran a=”76-El-Insan:5″][Kuran a=”76-El-Insan:6″] dhe ajeti tjetër: [Kuran a=”76-El-Insan:17″][Kuran a=”76-El-Insan:18″]
Allahu i Madhëruar ka njoftuar për përzierjen e pijes së banorëve të Xhenetit me dy gjëra: me kamfur dhe xhenxhefil , e para është e freskët ndërsa e dyta e ngrohtë. Me përzierjen e tyre përftohet një pije tepër e shijshme dhe jashtëzakonisht e mirë.