Nga zakoni i njerëzve të periudhës paraislamike është se, gëzohen kur mësojnë se foshnja është mashkull, dhe hidhërohen kur mësojnë se foshnja është femër, saqë edhe vargjet poetike tregojnë për këtë fenomen: ” Atij i thanë vajzë, sikur i ra muri mbi kye, E atij që i thanë djalë iu gëzua zemra dhe u cua”
Feja Islame është fe e cila sjell drejtësinë dhe butësinë me gratë. Ajo ka ndaluar zëmërimin apo hidhërimin kur lind vajzë, si dhe i ka kritikuar ata që zëmërohen e hidhërohen. Për këtë arsye, thotë në Allahu në Kuran: [Kuran a=”16-En-Nahl:58″][Kuran a=”16-En-Nahl:59″]
Allahu i Madhërishëm ka sqaruar se vajzat janë dhuratë e Allahut , e nuk është në sajë të dëshirës së nënës sic mendojnë disa, apo të babait sic pretendojnë jë pjesë tjetër, porse kjo është dëshira dhe caktimi i Allahut të Lartësuar. Thotë Allahu: [Kuran a=”42-Esh-Shura:49″][Kuran a=”42-Esh-Shura:50″]
Islami ua ka lehtësuar prindëqrve shpenzimet e akikas (ceremoni dreke me rastin e lindjes së fëmijës) kur bëhen me vajzë , duke caktuar therrjen e një dashi Kurban , ndërsa kur lind djalë dy desh. Islami gjithashtu ka inkurajuar e këshilluar prindërit , që ti mirëedukojnë e të sillen mirë me vajzat. Thotë Profeti alejhi selam:” Kush i rrit dhe i edukon dy vajza derisa të mbushin moshën e pjekurisë , unë dhe ai jemi kështu ” (dhe i shtriu dy gishtërinjtë e tij).
Gjithashtu në një hadith tjetër thotë: ” Kush i ka tre vajza , bën durim ndaj tyre , i ushqen dhe i vesh nga të ardhurat e tij , ato do të jenë mburojë për të në Ditën e Kiametit“.
Ka thënë Jakub bin Buhtani: ” Mua më lindën gjithsej shtatë vajza, sa herë që më vinte në jetë ndonjera prej tyre , shkoja tek Imam Ahmed bin Hanbeli (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) dhe ai më thoshte: – O babai i Jusufit, edhe Profetët janë fëmijë nënash“!. Fjala e tij ma largonte hallin tim.