Isai Alejhi Selam

Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: [Kuran a=”4-En-Nisa:171″]
Emri i tij në Kuran është përmendur 25 herë, “Mesih” 11 herë dhe “Djali i Merjemes” 23 herë. Lindi në Bejt Lehem. Jetoi në vendet e shenjta bashkë me nënën e tij. Udhëtoi me nënën e tij në Egjipt (Ajn Shems). Pastaj u kthye ne Nasireh.

Ai është i biri i Merjesmes, djali i tezes së profetit Jahja alejhi selam. Lindi në vendet e Kudsit pastaj shkoi në Egjipt dhe nga andej u kthye përsëri në vendet e shenjta (Palestinë). U dërgua të Beni Israilët (populli Izraelit).

Ka qënë një ndër prej profetëve të zgjedhur dhe ishte beqar. Ai ishte as i gjatë dhe as i shkurtër, me kraharor të gjerë. Flokët i kishte të butë e të gjatë deri në supe. Ngjanin si të ishin të lagura me ujë. Ishte i bukur, i ngjante babait tonë Ibrahimit alejhi selam. Njeriu që i ngjante më humë ishte shoku i Profetit alejhi selam . Urve bin Mes´ud Eth-thekatij (Zoti qoftë i kënaqur më të!).

Karakteristikat e tij:
* I njohur në dynja: Në dynja njihet si “Fjala e zotit” sepse ai u krijua me urdhërin e tij.
* E thërrasin me emrin ” Err-rruh” (shpirti )
* Do të zbresë në Dynja nga fundi i botës për të vrarë Dexhalin.
Disa nga vecoritë e tij :
* Ashtu sikurse Ademi alejhi selam edhe ai është krijuar pa baba.
* Haseni ka thënë: ” Teurati i është insipiruar kur ishte në barkun e nënës”.
* Ndërmjet tij dhe profetit Muhamed alejhi selam nuk ka pasur profet tjetër.
* Lindja e tij ishte argument për pastërtinë moralë të Merjemes (Paqja e zotit qoftë mbi të).
* Cështjet i shikonte pozitivisht. Bashkë me shokët e tij kaloi pranë një qeni të ngordhur. Shokët nxorën në pah shëmtinë e tij , ndërsa ai u tha: ” Shikoni sa dhëmbë të bardhë që ka!”.
* Shejtani nuk e ka prekur gjatë castit të lindjes. Allahu i Lartësuar thotë: [Kuran a=”19-Merjem:33″]
* Thirrja e tij dallohet me fokusimin dhe përqëndrimin në edukimin e shpirtit dhe pastrimin e tij, pasi populli i tij ishte materialist dhe pretendonte se njeriu është pa trup pa shpirt.
Mrekullitë :
* Ka folur qe në djep (foshnje)
* Ringjallte të vdekurit. Kurtubiu ka thënë se ka ringjallur 4 veta.
* Shëronte të verbërit e lindur dhe lebrozët pa shërim.
* Ai i tregonte popullit të tij se cfarë hanin dhe rezervonin në shtëpitë e tyre.
* Formoi një shpend nga balta. Ibn Abasi ka thënë: “Ai formoi një lakuriq nate dhe i fryu pastaj ai fluturoi me lejen e Allahut.”
* Zbritja e një tryeze plot ushqim nga qielli për të ngrenë prej saj populli i tij.
* Kur deshën ta vrisnin e ta kryqëzonin , Allahu e ngriti lart, pranë Tij.
Vështirësitë në rrugën e thirrjes (davetit):
* Pretenduan se është vetë Zoti
* Pretenduan se është biri i Zotit
* Pretenduan se është ortak me Zotin
* E akuzuan duke thënë se i paska urdhëuar njerëzit që të adhuronin atë dhe nënën e Tij vec Allahut.
* E akuzuan se është magjistar
* E akuzuan duke thënë se ha shumë , pi alkool dhe se është i dhënë pas argëtimeve.
* Thanë për të se bashkëpunonte me xhindët për realizimin e mrekullive.
* E akuzuan se kishte dalë prej fesë së tyre.
* Shpifën ndaj nënës së tij dukë thënë se ishte e pandershme.