Allahu i Lartësuar thotë: [Kuran a=”16-En-Nahl:120″][Kuran a=”16-En-Nahl:121″]
Emri i tij në Kuran është përmendur 69 herë. Lindi në Babil dhe u vendos në qytetin Eur.
“Kutha” është fshat në Kufa, vendi në të cilin u përpoqën ta digjnin me zjarr. Ai ka udhëtuar nga Hadani në Bejt Makdis (Palestinë), pastaj në Egjipt dhe u kthye përsëri në Bejt Makdis.
Udhëtoi nga Bejt Makdis në Mekë për të lënë atje djalin e tij Ismailin , së bashku me bashkëshorten e tij , Haxheren, me urdhër të Allahut të Madhërishëm.
Ndërroi jetë në Halil, në vendet e shenjta (Palestinë). Ai është xhaxhai i profetit Lut alejhi selam dhe ka lindur në Irak. Ai quhet “Babai i Pejgamberëve” pasi të gjithë pejgamberët më pas janë pasardhës të tij. Allahu i Lartësuar thotë:[Kuran a=”29-El-Ankebut:27″]
Ai gjithashtu ka thënë: [Kuran a=”6-El-Enam:84″]
Gruaja e parë quhej Sara, nga gratë më të bukura në faqen e dheut. Ajo ishte sterile , por pastaj në moshën e pleqërisë lindi profetin Is´hak alejhi selam.
Gruaja e dytë, Haxher, e cila lindi profetin Ismail alejhi selam.
Ishte nga profetët më të zgjedhur. Profesioni i tij ishte murator, ndërtues. Ibrahimi alejhi selam ishte i gjatë dhe i përngjante profetit tonë, Muhamedit alejhi selam.
Karakteristikat e tij personale:
* Lutja dhë përshendetja e që i bëjnë atij muslimanët në cdo namaz, në et-tehijat
* Përmendja e tij gjatë lutjeve të mëngjesit dhe të mbrëmjes ku thuhet: ” U zgjuam në natyrshmërinë e Islamit dhe në fenë e të dërguarit tonë Muhamedit alejhi selam e në fenë e babait tonë Ibrahimit alejhi selam , i cili ishte në rrugë të drejtë dhe musliman.”
* Vendosi themelet për ndërtimin e Qabesë dhe e ndërtoi atë bashkë me djalin e tij Ismailin alejhi selam .
* Vendosi gurin e zi, të cilin e solli Xhibrili alejhi selam si shenjë për fillimin e rrotullimit të tavafit.
* është i pari , i cili mikpriti miqtë dhe gëzon epitetin “Babai i Mikpritjes”
* është shembull në urtësi dhe butësi.
Në botën tjetër është:
* Mik i Allahut
* është i pari i krijesave që do të vishet në Ditën e Kiametit.
* Ai dhe bashkëshortja e tij Sara do të përkujdesen për fëmijët muslimanë në Xhenet deri në Ditën e Kiametit.
Mrekullitë të cilat ia mundësoi Allahu:
* Allahu i Lartësuar ia mundësoi të shikonte se si i ringjallte të vdekurit. Allahu i Lartësuar thotë: [Kuran a=”2-El-Bekare:260″]
* Allahu i Lartësuar ia mundësoi shikimin e madhësisë së Qiejve dhe të Tokës. Allahu i Lartësuar thotë: [Kuran a=”6-El-Enam:75″]
Pra i tregoi atij gjithcka që gjendet në Qiell e në Tokë, si dhe urtësinë e krijimit të tyre, gjëra të njohura por edhe të panjohura për njerëzit.
* Shndërrimi i zjarrit në të ftohtë dhe në të paqtë, duke mos e djegur atë, por duke djegur vetëm prangat me të cilat ishte i lidhur.
Disa nga vecoritë e tij ishin:
* është i pari , i cili na emërtoi muslimanë.
* Ai na do. Të dërguarit tonë Muhamedit alejhi selam i ka thënë: ” Përcilli umetit tënd prej meje selam dhe dhuroi atyre këtë dhuratë: ” Subhanell IIAllahu ue bihamdihi Subhanell IIAllahil Adhim” ( Pa të meta është Allahu dhe Atij i takon falenderimi. Pa të meta është Allahu dhe Atij i takon madhërimi).
* I shkatërroi idhujt kur ishte më i vogël se 20 vjec.
* Beri lutje për Mekën. Allahu i Lartësuar thotë: [Kuran a=”14-Ibrahim:37″]. Prej mirësisë se kësaj lutjeje muslimanët e dëshirojnë vizitën e Qabes dhe zemrat e tyre janë të lidhura me të.
* Zotëria ynë, gjithmonë kërkonte mbrojtje nga Allahu për fëmijët e tij Ismailin dhe Is´hakun alejhi selam , duke thënë: ” O Allahu im ! Unë kërkoj mbrojtje të plotë prej Teje me fjalët e Tua nga cdo shejtan i mallkuar , nga cdo gjallesë e dëmshme dhe nga cdo sy ziliqar“.
* Debatoi me Nemrudin, Allahu i Lartësuar thotë:[Kuran a=”2-El-Bekare:258”]
Vështirësitë në rrugën e thirrjes (davetit):
* Urdhri ër ta djegur me zjarr .
* Bashkëshortja e tij Sara u mor nga faraoni (kështu quhej cdo mbret i Egjiptit). Pastaj ai e liroi atë pa e cënuar dhe i dha disa dhurata për nder të saj.
* U kërcënua me vrasje dhe me goditje me gurë.
* U dëbua nga shtëpia
* Udhëtoi nga Palestina në Egjipt
* La bashkëshorten e tij Sara dhe djalin e tij Ismailin pa ujë, pa ushqim, dhe pa shenja jete në të (në Mekën e asokohe) duke iu nënshtruar urdhërit të Allahut të Madhërishëm.
* Pasi iu lut Allahut të Madhërishëm që ti dhuronte pasardhës, Allahu i dhuroi Ismailin. Ky djalë filloi të zinte vend të vecantë në zemrën e tij dhe që Allahu e sprovoi duke e urdhëruar ta bënte kurban, që të shfaqte dashurinë për Të mbi atë të fëmijës së Tij dhe pasi Ibrahimi alejhi selam tregoi se dashuria për Allahun ishte më e madhe se për djalin e tij, pasi ia vendosi thikën për ta bërë kurban, Allahu e urdhëroi thikën që të mos e priste dhe djalin e këmbeu me një kurban të madh .