Allahu i Lartësuar thotë: [Kuran a=”19-Merjem:12″][Kuran a=”19-Merjem:13″]
Emri i tij është përmendur në kuran 5 herë. U vra në Damask. Aktualisht , vendi i varrit të tij ndodhet në xhaminë e Emevije.
* Emri i tij është Jahja i biri i Zekerijas, tezja e tij është Merjemi, kurse djali i tezes së tij është Isai alejhi selam.
* Nuk është quajtur asnjë person përpara tij me emrin Jahja. Ai ishte i bardhë dhe më i bukuri midis njerëzve.
* Allahu e ka përshkuar atë si: një njeri të dëlirë: [Kuran a=”3-Ali-Imran:39″], që do të thotë : i pastërt, i ndershëm dhe i moralshëm. Ai nuk i afrohej femrave , edhe pse e kishte këtë mundësi ; e ka përshkruar si një njeri fisnik ” do të jetë një fisnik”(Al Imran 9), që do të thotë : fisnik në butësi, fisnik në dije,fisnik në adhurim, fisnik në devotshëmri, dhe fisnik në bujari; e ka përshkruar si një njeri të butë: ” butësi prej Nesh” (Merjem 13), që do të thotë: ishte i butë me prindërit e tij dhe me besimtarët; e ka përshkruar si një njeri të përkushtuar: [Kuran a=”19-Merjem:13″], që do të thotë se nuk bënte mëkate.
* E besoi profëtësine (mesazhin) e djalit të tezes së tij, Isait Alejhi selam . Allahu i Lartësuar thotë: [Kuran a=”3-Ali-Imran:39″].
* Allahu e urdhëroi Jahjan alejhi selam të zbatojë pesë urdhëresa dhe ti therrasë bijtë e Izraelit që ti veprojnë ato. Kështu që, ai i mblodhi njerëzit në Kuds (Bejtil Makdis) dhe u tha: ” Allahu më ka urdhëruar të zbatojë pesë urdhëresa, gjithashtu, ju ka urdhëruar edhe juve ti veproni, ato jane: Të adhuroni Allahun dhe të mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); Ju urdhëron të faleni (namaz) dhe kur të faleni mos u kthehuni (për të parë dicka, as majtas e as djathtas), sepse Allahu vështron në fytyrën e robit të tij në namaz për aq kohë sa ai nuk e kthen atë; Ju urdhëron të agjëroni; Ju urdhëron të jepni lëmoshë (sadaka) dhe ju urdhëron të përmendni Allahun”.
* Allahu i ka dhënë atij paqe, që nga dita kur ka lindur e deri në ditën kur ka vdekur. Allahu i Lartësuar thotë: [Kuran a=”19-Merjem:15″]