Allahu i Lartësuar thotë: [Kuran a=”12-Jusuf:68″]
Emri i tij është përmendur në Kuran 16-të herë. U largua prej Kudsit për në Fidan Eram që ndodhet në veri të Irakut, pastaj u kthye përsëri në vendet e Kudsit . U zhvendos për në Egjipt ku dhe ndërroi jetë.
E la amanet që trupin e tij pas vdekjes , ta dërgonin në vendet e Kudsit. Ai u varros në Halil (xhebrun).
* Emri i tij është : Jakub i biri i Is´hakut, i biri i Ibrahimit alejhi selam. Ai është babai i profetit Jusuf alejhi selam.
* Ai është Israili, të cilin Allahu e ka përmendur në Kuran: [Kuran a=”3-Ali-Imran:93″]
* Ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë se: Ai (Jakubi) është Israili, dhe prej pasardhësve të tij janë Musai alejhi selam dhe Isai alejhi selam”.
* Jakubi nuk ka qenë as cifut e as i krishterë, por ka qënë në fenë e babait të tij Is´hakut alejhi selam dhe të gjyshit të tij Ibrahimit alejhi selam . Allahu i Lartësuar thotë: ” Ibrahimi ua dha këtë porosi fëmijëve të tij”. Po ashtu edhe Jakubi: [Kuran a=”2-El-Bekare:132″]Gjithashtu , Allahu i Lartësuar thotë: ” A ishit ju të pranishëm kur Jakubit iu afrua vdekja dhe i pyeti të bijtë: ” Cfarë do të adhuroni pas meje?” -Ata u përgjigjën : [Kuran a=”2-El-Bekare:133″]
* Kishte një mendjemprehtësi të saktë dhe një mencuri të madhe. Kur bijtë e Jakubit alejhi selam u kthyen në mbremje në shtëpi dhe me vete kishin sjellë këmishën e Jusufit të gjakosur me gjak të rremë, ai u tha atyre , sic përmendet në Kuran: [Kuran a=”12-Jusuf:18″] Kur Jusufi alejhi selam e dërgoi këmishën e tij me karvanin që doli prej Egjiptit për të shkuar në vendet e Kudsit, babai i tij, Jakubi, tha: [Kuran a=”12-Jusuf:94″]
* Jakubi alejhi selam e humbi shikimin e tij, për shkak të mërzisë së madhe që e kaploi atë kur i humbi i biri i tij Jusufi alejhi selam , dhe iu kthye shikimi , kur ia vendosën këmishën e Jusufit në fytyrë. Në lidhje me këtë Allahu thotë: [Kuran a=”12-Jusuf:93″]
* Në Kuran janë përmendur 25 Profetë dhe të dërguar. Për këtë Allahu thotë: ” Për disa të dërguar të kemi treguar me parë dhe për disa të tjerë nuk të kemi treguar ty“.(En Nisa 164)
En-Nebij: është ai person të cilit iu shpall mesazhi për popullin e tij, por që nuk u urdhërua ta përcjell atë tek popujt e tjerë.Er-Resul: është ai person të cilit iu shpall mesazhi për popullin e tij dhe u urdhërua ta përcjell atë tek popujt e tjerë.
Cdo Er-Resul është En-Nebij, por jo cdo En-Nebij është Er-Resul, është detyrë të besojmë në të gjithë profetët pa përjashtim.