Musai alejhi selam dhe vëllazëria për hir të Allahut (xh.sh)

Allahu (xh.sh) urdhëroi Musain alejhi selam që të ftonte Faraonin dhe popullin e tij. Në Kuran thuhet:[Kuran a=”20-Taha:24″]Pas këtij urdhri , Musai alejhi selam kishte kërkuar prej Allahut (xh.sh) ta ndihmonte me një nga vellezërit e tij; vëlla për hir të Allahut , por që në të njejtën kohë ishte dhe vëlla prej gjaku. Pra, thirrja islame ka nevojë për vëllazëri , bashkim e bashkëpunim. Në Kuran përmendet kjo kërkesë: [Kuran a=”20-Taha:29″][Kuran a=”20-Taha:30″][Kuran a=”20-Taha:31″][Kuran a=”20-Taha:32″][Kuran a=”20-Taha:33″][Kuran a=”20-Taha:34″][Kuran a=”20-Taha:35″]
Vallë , a nuk mundet Musai alejhi selam i vetëm që ta lavdërojë Allahun? Jo, ai mund ta bëjë këtë , por ai do prej Zotit të tij që ta bëjë të vëllanë shoqërues të tijin, ndihmesë në adhurim, bindje e lavde ndaj Tij si dhe për ta ftuar në rrugë të Zotit. Duke qënë se vëllazëria është virtyt shumë i shtrenjtë , mësojmë se ALlahu (xh.sh) i është përgjigjur kërkesës së Musait alejhi selam duke i thënë:[Kuran a=”20-Taha:36″], si dhe [Kuran a=”19-Merjem:53″]
Allahu (xh.sh) i bëri bashkë Harunin alejhi selam me të vëllanë, Musanë alejhi selam, për një cështje të vetme: thirrjen për në rrugën e Vet, duke i kumtuar Faraonit dhe popullit të tij, mesazhin hyjnor.
Kjo gjendje zgjati , derisa Musai alejhi selam shkoi në takimin me Zotin e tij për dyzet ditë, ndërkohë, bijtë e Izraelit adhuruan vicin. Haruni u përball me një problem të vështirë nga bijtë e Izraelit. Ai u ndodh mes dy zjarreve, përballjes me forcë ndaj bijve të Izraelit, e ndaj durimit, derisa të kthehej Musai alejhi selam, prej takimit me Zotin e tij.
Nëse do të përballej me forcë , ata do të ndaheshin në dy grupe; një grup me Harunin dhe tjetri me Samiriun (mohuesin), e kështu do të luftonin me njëri – tjetrin. Nëse do të duronte derisa të kthehej Musai alejhi selam, ky do të zëmerohej shumë.
Haruni, i mëncur dhe i matur zgjodhi durimin, derisa të kthehej Musai alejhi selam , duke iu frikësuar ndarjes, përcarjes dhe konfliktit me popullin e tij njëkohësisht, duke shpresuar në kthimin e Musait alejhi selam tek populli me këshiillën dhe ndikimin e tij ndër ta, pasi ndikimi i Musait alejhi selam ndër ta ishte më i fortë sesa i tij. Kështu, ai preferoi të duronte, me qellimin e vetëm për të ruajtur bashkimin e bijve të Izraelit dhe lidhjen e tyre për të evituar ndarjen dhe përcarjen mes tyre.
Musai alejhi selam u kthye tepër i zëmëruar; u zemërua me Harunin alejhi selam aq shumë sa e kapi prej mjekre dhe e tërhoqi drejt vetes. Kurani, këtë episod na e tregon kështu:
[Kuran a=”20-Taha:86″][Kuran a=”20-Taha:87″][Kuran a=”20-Taha:88″][Kuran a=”20-Taha:89″][Kuran a=”20-Taha:90″][Kuran a=”20-Taha:91″][Kuran a=”20-Taha:92″][Kuran a=”20-Taha:93″][Kuran a=”20-Taha:94″][Kuran a=”20-Taha:95″][Kuran a=”20-Taha:96″][Kuran a=”20-Taha:97″][Kuran a=”20-Taha:98″]
Kjo ishte përpjekja Harunit alejhi selam dhe ky ishte konflikti parë që ndodhi mes bijve të Izraelit. Urtësia e Harunit pati ndikimin e saj në ruajtjen e bashkimit mes bijve të Izraelit, vëllazërisë e dashurisë mes tyre.