Haxhi vullnetar për vete apo më nijet për ndonjë tjetër?

A është më mirë për njeriun që ta përsëritë haxhin për veten e tij, si haxh vullnetar, apo ta bëjë nijet atë për ndonjë nga të afërmit e tij të vdekur apo të gjallë por, që janë të paaftë ta kryejnë?
Falënderimi i takon Allahut. “Më mirë është që ta kryej haxhin për veten e tij, sepse ky është parimi bazë dhe ai mund të bëjë dua për veten e tij, të afërmit e tjerë dhe të gjithë muslimanët. Por, nëse ndonjëri nga prindërit e tij apo që të dy nuk e kanë kryer haxhin e obliguar, atëherë ai mund ta kryej haxhin për ta, pasi që ta kryej haxhin për vete. Si mënyrë e mirësjelljes apo për t’i nderuar ata nëse janë të paaftë apo pas vdekjes së tyre.
Por, ai duhet të bëjë haxhin apo umren për secilin prej tyre veç e veç dhe ai nuk mund të bashkoj mes tyre në një umre (të vetme) apo në një haxh (të vetëm).” Fetvatë e Komisionit të Përhershëm për Fetva:11/66