Si afrohen njerëzit tek Allahu?

Njerëzit përpiqen t’i afrohen Allahut në forma të ndryshme. Këto forma ndahen në dy lloje: forma të lejuara dhe forma të ndaluara.
a) Format e lejuara të afrimit tek Allahu janë vetëm ato forma që janë në përputhje me Islamin. Këtu futen të gjitha veprat e mira të cilat janë argumentuar si të tilla nga Islami. Veprat e mira me të cilat personi i afrohet më shumë Allahut janë kryerja e farzeve (veprave të detyrueshme si namazi, zekati, agjërimi, haxhi etj.), pastaj vjen kryerja e veprave fakultative (suneteve). Allahu thotë: “O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun dhe kërkoni afrim tek Ai.” (Maide: 35)
b) Format e ndaluara janë ato forma që bien ndesh me Islamin. Ato jo vetëm që nuk e afrojnë personin tek Allahu, por bëhen shkak për ndëshkimin e personit. P.sh. përpjekja për t’iu afruar Allahut duke iu lutur një ose disa ndërmjetësuesve etj.. Allahu thotë: “Dhe mos lut tjetërkë veç Allahut, sepse ai nuk mund të të sjell as dobi as dëm. Nëse e bën atë, dije se i ke bërë padrejtësi vetes.” (Junus: 106)