Vlerat e Haxhit

Haxhi dhe umreja bëhen shkak që xhamia e shenjtë e Qabesë, cdo vit të mbushet me shend e gjallëri. Haxhi e pastron egon njeriut prej mëkateve, e bën atë të dëlirë, e pajis me kthjelltësi besimi, i cel dyert e një jetee të re; përforcon jetën shpirtërore të njeriut, konsolidon besimin që ai ndien kundrejt mëshirës dhe faljes hyjnore.

Haxhi forcon dhe rrit besimin, ndihmon në ripërtëritjen e besës së dhënë Allahut, con drejt asaj pendese të fuqishme që nuk shketet lehtë, e pastron krejt shpirtin duke rafinuar ndjenjat dhe pothuajse i jep krahe atij.

Haxhi i kujton njeriut të kaluarën e shkëlqyer të Islamit. Ai i sjell ndërmend besimtarit Profetin tonë alejhi selam, që me moralin dhe me veprat e tij ndricoi botën, si dhe sakrificat dhe heroizmat e sahabëve të tij të zgjedhur dhe eulijave, që i pasuan ata në mënyrën më të bukur.
Për më tepër, haxhi e mëson njeriun me durim, me vetëdisiplinë dhe behet shkak që ai të fitojë ndërgjegjen e bindjes ndaj urdhëresave hyjnore.

Përmes ritualit të haxhit, njeriu e falenderon më mirë Zotin e vet, gjen rrugën e të qenit më thellësisht mirënjohës për mirësitë e pasurisë, të shendetit e të mirëqenies që zoti i ka dhuruar.
Për sa u përket vlerave shoqërore, haxhi, pa marrë parasysh ndarje në baza gjuhe , ngjyre, race , kombësie, kulture, pozite shoqerore e posti politik, bashkon me një qellim të vetëm miliona musliman, duke u bërë shkak për krijimin e një tablojefort të gjallë të barazisë e të vëllazërisë. të gjithë haxhinjtë ë pasur e të varfër, të fuqishëm dhe të dobët, të veshur njëlloj, duke ndjekur të njejtat rregulla, duke iu nënshtruar të njejtave vështirësi, duke lëvizur në të njejtat kushte, kalojnë nëpër një edukim të barazisë fizike dhe të vëllarëzisë.

Teksa një besimtar i pasur që ka në zotërim pasuri të mëdha sikurse dhe një besimtar më i varfër e që përjeton shumë vështirësi ekonomike, ngrenë sëbashku duart për t´u lutur në Arafate të ecin pranë e pranë në tavafrrotull Qabesë, ibadeti i haxhit u mëson njerëzve që të mos mburren me pozitën shoqërore e politike, me begatinë dhe me pasurinë, por të njihen dhe të shoqerohen me musliman të tjerë.
Rituali i haxhit lë te muslimanët kujtime të thellaqë nuk do të fshihen gjatë gjithë jetës.
Në sajë të haxhit, mes myslimanëve që vijnë dhe bashkohen nga vende të ndryshme të botës lindin njohje dhe ndërveprime të bukura.

Muslimani që kryen haxhin zhvillon cilësi të bukura si durimi, kapërcimi i vështirësive, të mbështeturit dhe të ndihmuarit e ndërsjelltë dhe përshtatja me rregulla të caktuara.
Haxhi i mbart vizitorët në kohë katërmbëdhjetë shekuj me parë. Ai i bën ata të kujtojnë Profetin e Profeteve, u kujton atyre ato beteja te medha që janë zhvilluar në ato vende.
Haxhi e bën njeriun të përjetojë një panoramë, që i përket parajsës dhe i shfaq të vërteten se në këtë botë nuk është vecse një mysafir.

Cdo vit, nga të katër anët e botës, miliona njerëz i drejtohen Shtepise se Allahut në një hapësirë te bekuar kohe dhe cojne ne vend detyren e tyre dhe pastrohen prej mekatesh.
Haxhi, si nje simbol i Islamit, që lartëson e shpërfaq bashkimin shoqeror mes myslimanëve, është aq madhështor e gjitheperfshires, saqë gjeresia dhe hapesira e tij nuk eshte e mundur të verehet në asnjë vend tjeter a bashkesi në faqe të dheut. Qabeja, me ate domethenie e shenjteri te thelle , e shtrire që në kohërat perpara Ademit alejhi selam,dhe krijimit te tij, e me pas e rishfaqur dhe e rindertuar me Ibrahimin alejhi selam, kush e di per te saten here, e lidhur me kombin e Ibrahimik, si bashkeshoqeruese e lartesise se te vertetes profetike ne zemra, eshte nje vater e pashoqe monoteizmi, e tille qe prej vecantesive qe mbart, nuk mund te gjendet nje ndertese e dyte, qe njejte me te , mund ti thuhet shtepi e Allahut.