Xheneti nuk mund të imagjinohet

Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: ” Ata ngrihen nga shtrati, i luten Zotit të tyre me frikë e shpresë dhe japin nga ajo që iu kemi dhënë Ne. Askush nuk di se cfarë gëzimesh janë fshehur për ata ( në jetën tjetër) , si shpërblim për punët e mira që kanë bërë“. (Sexhde, 16,17).
Shikoni sa bukur e ka përshtatur Zoti në këtë ajet, namazin e atyre njerëzve natën, larg syrit të njerëzisë me shpërblimin e madh që ka përgatitur për ta Zoti i Madhëruar, të cilin ua ka fshehur në këtë Botë, duke ua ka ruajtur atë për në Botën Tjetër. Po ashtu, këtu krahasohet dhe meraku, frika dhe shpresa e besimtarëve në jetën e kësaj bote, me gëzimin e madh që do të përjetojnë në Xhenet.
Ebu Hurejra tregon se Profeti Muhamed ﷺ ka thënë: ” Allahu i Madhëruar ka thënë: ” Kam përgatitur për robërit e Mi besimtarë atë që syri nuk e kam parë, as veshi nuk e ka dëgjuar dhe as nuk e ka imagjinuar njeri”. Kjo vërtetohet edhe në ajetin kuranor: ” Askush nuk di se cfarë gëzimesh janë fshehur për ata ( në jetën tjetër),si shpërblim për punët e mira që kanë bërë”. ( Sexhde 17)
Zoti i Madheruar e ka bërë Xhenetin shtëpi për të dashurin e Tij besimtarë. Ai e ka mbushur atë me mëshirë , krenari dhe kënaqësi. Zoti i ka përshkruar mirësitë e Xhenetit si një fitore madhështore dhe pasuritë atje si pasuri të panumërta e të begata. Allahu ka vendosur në Xhenet të gjitha llojet e mirësive dhe kënaqësive dhe e ka pastruar atë nga cdo e metë dhe e keqe.