Vdekja e Hatixhes (r.a), nënës së besimtarëve

Të Dërguarit të Allahut ﷺ ende nuk i ishte mbyllur plaga për vdekjen e Ebu Talibit, kur papritur vdes edhe nëna e besimtarëve, Hatixhja (r.a.) në Ramazan, në vitin e dhjetë të Profetësisë.
Hatixhja vdiq dy muaj (thuhet edhe: tri ditë) pasi vdiq Ebu Talibi. Ajo ka qenë ndihmëse e çiltër e të Dërguarit të Allahut ﷺ për Islamin. Ajo e përkrahu shumë të Dërguarin ﷺ për përhapjen e Zbulesës. Hatixhja flijoi veten e saj dhe pasurinë e saj. Ajo i ndau bashkë me të Dërguarin ﷺ mundimet dhe hidhërimet.
Profeti ﷺ ka thënë: “Ajo më besoi mua atëherë, kur njerëzit më mohuan dhe tregoi çiltërinë time, kur njerëzit më përgënjeshtruan. Ajo më bëri ortak në pasurinë e vet, kur njerëzit ma ndaluan dhe Allahu më dhuroi fëmijën e saj e nuk më dha fëmijë nga të tjerat veç saj.”
Hatixhja ishte e virtytshme. Eshtë treguar se një herë engjëlli Xhebrail i erdhi Profetit ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Po vjen tek ti Hatixhja. Ajo ka me vete një enë me yndyrë, me gjellë a me pije. Kur të vijë, jepi “Selam!” nga Zoti i saj, përgëzoje se do të ketë një shtëpi në Xhenet prej kallami, ku nuk do të ketë as uri, as lodhje.” Profeti ﷺ e përmendte shpesh Hatixhen dhe i lutej Allahut që ta mëshironte.
Sa herë që e përmendte atë, kishte mall e dhembshuri. Kur therte ndonjë dele, u dërgonte një pjesë të afërmve të saj.