Ky artikull është vazhdimi i: Shkaqet që cojnë në dëshpërim -3- Harresa e mirësive, që Allahu (xh.sh) i ka dhuruar njeriut
Këto janë fryt i padiskutueshëm i mosnjohjes së Allahut (xh.sh), trashëgim i mosmirënjohjes së Tij, shtytja për t’iu përgjigjur epsheve dhe të këqijave që përfundojnë me një jetë të vështirë e hidhërim të përhershëm. Allahu (xh.sh) thotë: [Kuran a=”20-Taha:124″]
Allahu (xh.sh), me urtësinë dhe drejtësinë e Tij, ka gjykuar se kush nuk ndjek udhëzimin e Tij dhe refuzon fenë e Tij, nuk ka punuar siç ka kërkuar Ai. Duke i lejuar vetes të ndaluarat, individi do të jetojë në këtë botë një jetë të mjeruar. Këto janë një ndëshkim i përshpejtuar për në jetën e varrit dhe në botën e ahiretit.
Bindja ndaj urdhrave të Allahut (xh.sh) është mburoja më e madhe, është siguria nga ndëshkimi i kësaj bote dhe i botës tjetër. Kush del prej saj, do të jetë i rrethuar nga të tëra anët nga hidhërimet. Kush i bindet Allahut (xh.sh), tërë hidhërimet dhe frika do t’i kthehen në siguri e kush nuk i bindet, siguria do t’i kthehet në frikë dhe dhembje. I pabinduri e sheh sikur çdo e keqe është vetëm për të. Kush nuk i frikësohet Allahut (xh.sh), e tremb dhe e hidhëron çdo gjë.
Kjo jetë e mjerë, e cilësuar në këtë ajet, është në këmbim të dhënies mundës i shpirtit dhe trupit që të shkojnë pas epsheve dhe kënaqësive të ndaluara, pasi shpirtit, sa më shumë t’i jepet mundësi, aq më shumë e ngushton zemrën, derisa jeta e saj bëhet e mjerë dhe, sa herë i ngushtohen mundësitë, zemrës i hapet rruga.
Kështu, refuzuesi i Zotit dhe i urdhrave të Tij përjeton një jetë të ngushtë dhe shtrëngim në kraharor, hidhërim dhe një përkujdesje e lodhje për këtë botë, pikëllim kur i humbet diçka nga ajo dhe dhembje, e cila nuk ka as kuti e as përshkrim, por që varet nga masa e refuzimit të tij.
Lexo shkakun e pestë Mosnjohja e thelbit dhe e cilësive të kësaj bote