Ubejdullah ibën Amir

Në kohën e tabiinëve (ata që erdhen pas sahabëve) jetonte një njeri me emrin Ubejdullah Ibn Amir, imam në Qabe. Në atë kohë atje jetonte edhe një grua shumë e bukur, e cila njëherë i tha të shoqit: – A mendon se ka njeri që mund t´i bëjë ballë bukurisë time? – I shoqi i tha : Jo! Përvec një njeriu të vetem. – AJo i tha: E kush është ky?
– Ubejdullah Ibn Amir, i përgjigjet ai. – Më jep leje ta provokoj! – Ta kam dhënë lejen.
Sic duket ky bashkëshort nuk ishte fort në rregull që pranon të tilla gjëra!
Gruaja shkon te Abdullah Ibn Amir, ashtu sic bëjnë shumë gra sot dhe i thotë: – Dua të bëj një pyetje. Ai i jep leje me shenjë . Ajo i thotë: – Unë dua që të jesh i imi!
Por Ubejdullahi i thotë: – Unë do të bëj disa pyetje, nëse më përgjigjesh në mënyrë të sinqertë , unë do ti përgjigjem asaj që kërkon .
-Më pyet dhe unë do të përgjigjem sinqerisht , – i thotë gruaja.
– Nëse ta jap tani unë atë që kërkon dhe vjen ëngjelli i vdekjes, a do ta pranoje me këtë gjë që po më kërkon ? – i thotë Ubejdullahi.
-Jo, – i përgjigjet ajo.
– Kur unë dhe ti të qndrojmë para Allahut dhe Ai i zëmëruar me ne do të thotë : ” O ëgjejt e Mi! Merrini këta të dy dhe hidhini në zjarr! A do ta kërkoje këtë që po më kërkon?
– Jo, – i përgjigjet ajo .
– Të vertetën the, – i thotë ai.
– Nëse ne të dy ndëshkohemi në Xhehenem , digjemi dhe përvelohemi sa të bëhemi shkrumb e hi , a do të dëshirojë që ti përgjigjesha asaj që po kërkon?
– Mjaft më! Unë pendohem tek Allahu dhe i kërkoj falje Atij, – tha gruaja në fund.