A duhet besuar fallxhiu dhe astrologu?

Jo, nuk duhet besuar në atë që thonë. Allahu thotë: “Thuaj: “Askush veç Allahut as në qiej, as në tokë, nuk e di të fshehtën.” (Neml: 65)
I Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Kush shkon te fallxhiu dhe astrologu dhe i beson asaj çka thonë, ai e ka mohuar atë që i ka zbritur Muhamedit.” (Hadithi është i vërtetë, transmeton Ahmedi.)

Madje, nuk i lejohet të sëmurit që të shkojë te fallxhorët, të cilët pretendojnë zbulimin dhe njohjen e të fshehtave, duke u kërkuar atyre që t’i përcaktojnë llojin e sëmundjes. Gjithashtu, nuk i lejohet të sëmurit që t’i besojë fjalëve të tyre, sepse ata flasin me hamendje, duke u përpjekur t’ia qëllojnë njohjes së të fshehtës, ose flasin duke përdorur xhinët dhe duke u kërkuar atyre që t’i ndihmojnë për realizimin e qëllimeve të tyre. Gjykimi për këta njerëz është kufri dhe humbja, nëse pretendojnë njohjen dhe zbulimin e së fshehtës. Imam Muslimi ka transmetuar në Sahihun e tij se Profeti, salallahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kush shkon te fallxhorët dhe i pyet për diçka, atij nuk i pranohet namazi për 40 ditë.”

Po ashtu, transmetohet nga Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se Profeti, salallahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kush shkon te fallxhori dhe i beson fjalëve të tij, e ka mohuar atë që i është zbritur Muhamedit, salallahu alejhi ue selam.” Këtë hadith e transmeton Ebu Daudi dhe po ashtu gjendet në të katër Sunenet. Ndërsa Hakimi e ka saktësuar hadithin nga Profeti, salallahu alejhi ue sel-lem, me këtë tekst: “Kush shkon te fallxhori ose te parashikuesi i së ardhmes dhe i beson fjalëve të tij, e ka mohuar atë që i është shpallur Muhamedit, salallahu alejhi ue selam.”Transmetohet nga Imran ibnHusejn, radijAllahu anhu, i cili tha: Profeti, salallahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Nuk është prej nesh ai që bën supersticione (beson në bestytni), as ai që i kërkon dikujt tjetër ta bëjë për të, nuk është prej nesh ai që hedh fall, as ai që i kërkon dikujt tjetër ta bëjëpër të, nuk është prej nesh ai që bën magji ose kërkon që të bëhet magji për të. Kush shkon tek fallxhori dhe i beson fjalëve të tij, e ka mohuar atë që i është zbritur Muhamedit, salallahu alejhi ue selam.”[E ka transmetuar Bezari me zinxhir të mirë.]Këto hadithe të nderuara tregojnë qartë ndalimin e shkuarjes tefallxhorët, te parashikuesit e së ardhmes, te magjistarëtdhe të ngjashmitme ta si dhe ndalimin e të pyeturit dhe besimit të fjalëve të tyre. Prijësit, sundimtarët, të ngarkuarit me përgjegjësinë e ndryshimit të së keqes dhe çdokush që ka pushtet, e kanë detyrë që t’i ndalojnë njerëzit nga shkuarja nëpër fallxhorë etj. si dhe të ndalojnë kryerjen e këtyre veprimeve në tregje, në rrugë apo ambiente të tjera publike dhe t’i qortojnë me mënyrën më të ashpër si praktikuesit, ashtu edhe ata që u shkojnë pas.