Eshtë vetëm një rrugë që të con në Xhenet

Xheneti ka vetëm një rrugë. Ky ka qënë qëndrimi i përbashket i të gjithë të dërguarve, duke filluar nga i pari deri tek vula e tyre; Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi ta!
Ndërkohë rrugët e zjarrit janë të panumërta. Kështu Allahu i Madhëruar ka njehsuar rrugën e Tij dhe ka njoftuar se rrugët e zjarrit janë të shumta, duke thënë: “Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera që t´ju shmangin nga rruga e Tij.” (El- En´nam,153).
Po ashtu, në një ajet tjetër Kuranor thuhet: ” Allahut i takon qe t´ju tregojë rrugën e drejtë, kur ka prej tyre dhe të shtrëmbta” (En-Nahl, 9).
Në lidhje më këtë cështje, ibn Mes´udi rrëfen: “Njëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ bëri një vizë të drejtë dhe pastaj tha: ” Kjo është rruga e Allahut”. Më pas degëzoi disa viza të tjera në të djathtë dhe në të majtë të së parës dhe tha: “Këto janë rrugë të tjera. Në secilën prej këtyre rrugëve qëndron një shejtan që bën thirrje drej saj”. Më pas lexoi ajetin kuranor: “kjo është rruga ime e drejtë ; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera…”( EL-En`am, 153)
Xhabiri ( r.a) ka thënë: ” Erdhi një ditë te ne i Dërguari i Allahut ﷺ dhe tha: “Kam parë në ënderr sikur Xhibrili më qendronte te koka dhe Mikaili te këmba ime. Njëri i thoshte tjetrit: ” Jepi këtij një shembull”. Tjetri tha: ” Dëgjo ( O Muhamed ), që dëgjofsh me vesh e llogjikofsh me zemër! Shembulli yt dhe i Umetit tënd është si shëmbulli i një mbreti, i cili kishte një vendbanim aty e kishte ndërtuar shtëpinë. Më pas bëri një gosti dhe dërgoi lajmës për të ftuar njerëzit që do të merrnin pjesë e të shijonin ushqimin. Disa prej tyre iu përgjigjën thirrjes e disa të tjerë nuk iu përgjigjën. Allahu është mbreti , vendbanimi është Islami, shtëpia është Xheneti dhe ti , O Muhamed, je i dërguari. Kush të përgjigjet ty, hyn në Islam; kush hyn në Islam ka hyrë në Xhenet dhe kush hyn në Xhenet do të hajë nga të mirat e tij”.