Cili është cmimi i Xhenetit

Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: ” Në të vërtetë, Allahu ka blerë nga besimtarët jetën dhe pasurinë e tyre, në këmbim të Xhenetit…”. (Et-Teube,111)
Në këtë ajet kuranor, Allahu e ka bërë Xhenetin cmim për shpirtrat e besimtarëve dhe për pasurinë e tyre. Zoti e ka lidhur këtë marrëveshje me ta, duke përdorur disa forma sigurie në fjali, si:
1. Allahu ka përdorur në këtë ajet formën e fjalisë dëftore, e cila shoqërohet me disa elemente të sigurisë, që i japin një kuptim më të fortë idesë.
2. Fjalia dëftore e përdorur, e shpreh veprimin në kohën e shkuar, ´ka blerë´ që do të thotë se kjo marrëveshje, tashmë, ka zënë vend dhe ka ndodhur me të vërtete.
3. Këtë marrëveshje, Allahu i Madhëruar ia ka dedikuar Vetes, pasi është Ai që e ka blerë këtë mall.
4. Zoti i Lartësuar ka njoftuar se ka dhënë premtimin për dhënien e këtij cmimi dhe se nuk do ta thyejë këtë premtim, por do ta cojë atë në vend.
5. Allahu i Madhëruar ka përdorur shprehjen `mbi Vete´, për të treguar se ky është një premtim që Ai ja ka ngarkuar Vetes.
6. Zoti i Madhëruar u ka dhënë robërve te Tij të kuptojnë e askush nuk i mban premtimet më mirë se Ai. Këtë e ka bërë të qartë duke përdorur shprehjen retorike: ” E kush i përmbahet besëlidhjes më fort se Allahu?” Në fakt, dihet mirë se nuk ka asnjë tjetër që ti mbajë premtimet më mirë se Allahu i Plotfuqishëm”.
Allahu i ka njoftuar besimtarët për një fakt shumë të sigurt; se kjo shitblerje e kryer më të është madhështore. Kuptimi i shitjes del nga kuptimi i fjalës mall, të cilin e dhanë me këtë cmim e ky cmim ishte Xheneti.
Ebu Hurejra ka treguar se Profeti ﷺ ka thënë: ” A nuk është malli i Allahut i shtrenjtë? Me të vertete malli i Allahut është Xheneti”. Ndërsa Ebu Nuejmi transmeton nga Enesi se ky i fundit ka thënë: “Një beduin erdhi tek i dërguari i Allahut ﷺ dhe pyeti: ” Cfarë cmimi ka Xheneti?” Profeti ﷺ i tha: ” La ilahe il-Allah ( nuk ka Zot tjetër që ta meritojë adhurimin vec Allahut) “.
Ebu Hurejra ka thënë: “Një arab erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe tha: ” O i dërguari i Allahut ﷺ, më trego një punë, të cilën nëse e bëj, hyj në Xhenet”. Profeti ﷺ i tha : ” Të adhurosh Allahun dhe të mos i bësh asgjë për shok, të falësh namazin, të japësh zekatin e detyruar dhe të agjërosh Ramazanin”. Burri i tha: ” Pasha Atë që ka në dorë shpirtin tim, nuk do të shtoj dhe nuk do të pakësoj asgjë prej këtyre punëve”. Kur burri u largua, Profeti ﷺ tha: ” Kush gëzohet nëse sheh një njeri prej banorëve të xhenetit, le ta shikojë atë burrë”.
Allahu i Madhëruar na bëftë prej banorëve të Xhenetit! Amin