Kush do ta kapë i pari dorezën e derës së Xhenetit

Katade ka thënë: “Ato janë dyer, pjesa e jashtme e të cilave shihet tejpërtej nga pjesa e tyre e brendshme, kurse pjesa e tyre e brendshme shihet tejpërtej nga pjesa e tyre e jashtme”.
Enes ibn Maliku transmeton se Profeti ﷺka thënë: “Unë do të jem, pa mburrje, i pari që do të kap dorezën e derës së xhenetit”.
Në hadithin e gjatë të “ndërmjetësimit” Enesi transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: ” Do të prek cokun e derës së Xhenetit dhe do t´i bie më zhurmë”. Ketu thuhet shumë qartë se doreza e derës së Xhenetit është e prekshme dhe se nëpërmjet asaj trokitet me zhurmë.
Ebu Hurejra transmeton se Profeti alejhi selam ka thënë: “Do ti bie cokanes se portës së Xhenetit dhe do të me jepet leje për të hyrë”. Meqë Xhenetet qëndrojne sipër njëri tjetrit , atëherë edhe dyert e tyre do të qëndrojnë sipër njera tjetrës, ku dera e Xhenetit me të lartë do të qëndrojë mbi derën e Xhenetit që qëndron poshtë tij.
Transmetohet se Ali ibn Ebi Talib ka thënë: ” Dyert e Xhenetit janë sipër njera tjetrës. Sa më lart të jetë një Xhenet, aq më e gjerë është porta e tij”.