Përshkrimi i dyerve të Xhenetit

Katade ka thënë: “Ato janë dyer, pjesa e jashtme e të cilave shihet tejpërtej nga pjesa e tyre e brendshme, kurse pjesa e tyre e brendshme shihet tejpërtej nga pjesa e tyre e jashtme”.
Enes ibn Maliku transmeton se Profeti alejhi selam ka thënë: “Unë do të jem pa mburrje i pari që do të kap doren e derës së Xhenetit”. Në hadithin e gjatë të “ndërmjetesimit”Enesi transmeton se Profeti alejhi selam ka thënë: ” Do të prek Cokun e deres se Xhenetit dhe do ti bie me zhurmë”. Këtu thuhet shumë qartë se doreza e deres se Xhenetit është e prekshme dhe se nëpërmjet saj trokitet me zhurmë.
Ebu Hurejra transmeton nga Profeti alejhi selam se ai ka thënë: “Do ti bie cokanes se portes se Xhenetit dhe do të më jepet leje (per të hyrë).” Meqë Xhenetet qëndrojnë sipër njëri tjetrit, atehere edhe dyert e tyre do të qendrojne sipër njera tjetres, ku dera e Xhenetit më të lartë do të qëndrojë mbi deren e Xhenetit që qëndron poshtë tij.
Transmetohet se Ali ibn Ebi Talib ka thënë: ” Dyert e Xhenetit janë sipër njëra tjetrës. Sa më lart të jetë një Xhenet aq më e gjerë është porta e tij”.