Teubeja, Istigfari ( Pendimi dhe kërkimi i faljes së mëkateve)

Të gjithë dijetarët islamë janë të një mendimi se teubeja (pendimi dhe lënia, braktisja e mëkateve) është obligim i fortë islam (vaxhib). Nëse mëkati ka të bëjë vetëm me All-llahun e jo edhe me të drejtën e ndonjë njeriu, atëherë pendimi ka tre kushte.
*I pari, që menjëherë të largohet nga mëkati;
*I dyti që të bëhet pendimi për kryerjen e tij me zemër
*I treti, që paluhatshëm të vendosë që as­ njëherë të mos i kthehet të njëjtit mëkat. Nëse mungon njëri prej këtyre kushteve, atëherë pendimi nuk është i vlefshëm.
Nëse mëkati ka të bëjë me ndonjë njeri, atëherë pendimi ka katër kushte: tre të theksuarit dhe (i katërti) t’ia kthejë borxhin atij që ia ka. Nëse borxhi është i natyrës materiale, atëherë ia kthen të njëjtin, kurse nëse mëkati është i atillë që ka dënim më të madh gjyqësor ose të ngjashëm, atëherë është i obliguar të mun­dë­sojë ekzekutimin e dënimit ndaj tij, ose të kërkojë falje nga ai të ci­lin e ka dëmtuar, e nëse ka të bëjë me ofendim gjuhësor atëherë do t’ia kërkojë hallallin personit të cilin e ka ofenduar.
Pendimi duhet të bëhet për të gjitha mëkatet. Nëse pendimi bë­het vetëm për disa mëkate – ai është i vlefshëm – dhe i falen ato më­kate, por të tjerat i mbesin pa iu falur. Për domos­dosmërinë e pen­dimit dhe braktisjes së mëkateve ekzistojnë shumë argu­mente të Lib­rit të Allahut, të Sunetit të Pejgamberit dhe të Ixhmai ummetit.
All-llahu i Madhërishëm thotë:
.”..Dhe të gjithë pendohuni tek All-llahu, o besimtarë, ne menyre qe te gjeni shpetim.”
(en-Nûr, 31)
“Dhe që të kërkoni falje nga Zoti juaj dhe të pendoheni.”
(Hud, 3)
“O besimtarë! Pendohuni tek Allahu me sinqeritet të thellë.”
(Tahrim, 8)