Kush janë miqtë e Rahmanit?

Miqtë e Rrahmanit (Mëshiruesit) janë besimtarët që janë të devotshëm dhe ata që veprojnë sipas Kur’anit dhe Sunetit.

Allahu thotë: “Ta dini se të dashurit e Allahut (eulijatë) nuk do të kenë frikë (në botën tjetër) e as nuk do të brengosen. Ata të cilët besuan dhe ishin të ruajtur.” (Junus: 62-63)

I Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Me të vërtetë mik i imi dhe i besimtarëve të mirë është Allahu.” (Transmeton Muslimi dhe Buhari në librin e tij “Edebul-mufred”.)