Enesi (r.a) transmeton se Profeti Muhamed alejhi selam ka thënë: ” Në Xhenet gjendet një treg, të cilin do ta vizitojnë banorët e Xhenetit cdo ditë të premte. Aty do të fryjë një puhizë , e cila pasi të hedhë pluhurin mbi fytyrat dhe rrobat e tyre , ata do të bëhen më të hijshëm dhe më të bukur. E kështu ata do të kthehen me të hijshëm dhe më të bukur se më parë pranë të afërmëve , të cilët do tu thonë: ” Pasha Allahun, pasi u larguat nga ne jeni bërë më të hijshëm dhe më të bukur”!
Seid ibn El -Mesejebi transmeton nga Ebu Hurejra të ketë thënë: ” Lus Allahun që të na bashkojë në tregun e Xhenetit!” Seidi e pyeti paksa i habitur: ” A ka treg në Xhenet? Ebu Hurejra i tha: ” Më ka treguar Profeti alejhi selam se ” Kur banorët të hyjnë në Xhenet dhe të zenë vendet që u takojnë sipas meritave të punëve të tyre , ata do të lejohen që për aq sa zgjat dita e Xhuma në jetën e kësaj bote të vizitojnë Allahun e Madh dhe të Lartësuar , i Cili do të zbulojë për ta Arshin e Vet dhe do tu shfaqet atyre në një prej kopështeve të Xhenetit e do tu vendosë atyre podiume… më pas Allahu i Madhëruar do tu thotë: “Ngrihuni dhe nisuni drejt asaj që bujaria Ime ndaj jush ka rezervuar dhe merrni cfarë të dëshironi!”
Ata do të mbërrijnë në një treg të rrethuar nga ëngjëjt, në të cilën gjenden shumë gjëra që syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar, e madje edhe nëpër mend nuk i ka shkuar kujt për to”. Më tej Profeti alejhi selam ka thënë: ” Neve do të na jepet gjithcka që dëshirojmë, pa shitblerje dhe në atë treg , banorët e Xhenetit do të takohen me njëri tjetrin”.