Ihsani (bamirësia)

Përkufizimi:
Fjala ihsan gjuhësisht është e kundërta e fjalës keqbërësi.
Ndërsa, në terminologjinë fetare fjala ihsan domethënë: “Të kesh parasysh
mbikëqyrjen e Allahut në vetmi dhe në publik”.

Shtyllat e Ihsanit:
Ihsani ka vetëm një shtyllë. Ajo është: “Ta adhurosh Allahun sikur po e sheh, ngaqë edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty.”

Llojet e ihsanit:
Ihsani (mirësia) ndahet në dy lloje:

  1. Mirësi ndaj krijesave, e cila shfaqet në katër gjëra:
  2. Në pasuri. b. Në privilegj. c. Në dituri. d. Në trup.
  3. Mirësi në adhurimin e Allahut, e cila ka dy shkallë:

E para: Shkalla e shikimit “ta adhurosh Allahun sikur po e sheh”. Kjo është shkalla më e lartë.
E dyta: Shkalla e vëzhgimit dhe mbikëqyrjes “nëse ti nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty”.
Argument për ihsanin është thënia e Allahut:[Kuran a=”16-En-Nahl:128″]

  1. Argument nga suneti kemi përgjigjen e Pejgamberit alejhi selam kur e pyeti Xhibrili alejhi selam për ihsanin: “Ihsani është ta adhurosh Allahun sikur po e sheh, ngaqë edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty.”(Muslimi.)

Lidhja ndërmjet Islamit, Imanit dhe Ihsanit
Së pari: Kur përmenden këto tri çështje së bashku, atëherë ato kanë kuptime të veçanta:

  1. Me fjalën islam, në këtë rast, kemi për qëllim:

Veprat e dukshme.

  1. Me fjalën iman kemi për qëllim:

Çështjet e padukshme.

  1. Me fjalën ihsan kemi për qëllim:

Shkallën më të lartë të fesë.

Së dyti: Kur përmenden këto tri çështje veçmas:

  1. Kur përmendet veçmas islami hyn në të edhe imani.
  2. Kur përmendet veçmas imani hyn në të edhe islami.
  3. Kur përmendet veçmas ihsani hyjnë në të edhe islami dhe imani.